Donika Prela, e fundmja e krimeve të rënda që ja dorëzoi godinën e qelqtë SPAK, u shkarkua nga detyra.

Asaj ju hapen probleme nga pasuritë siç ka ndodhur dhe me gjyqtare e prokurorë të tjerë.

Komisioneri publik konsttoi mungesë të burimeve për të ardhurat me të cilat prokurorja bleu një shtëpi në Tiranë si dhe mungesë të ardhurash për të shlyer një borxh që i shoqi e mori nga kushëriri, dikur emigrant në Greqi.

Por në të njëjtën kohë kur KPA i ra çekiçit për shkarkimin e saj, një gjyqtar i vettingut, Luan Daci doli para gjykatës antikorrupsion sipas kërkesës së SPAK që e akuzon për falsifikim dokumentash. Gjykata antikorrupsion vendosi dërgimi në gjyq.

Por ndryshe nga njerëzit e drejtësisë që Luan Daci dhe gjyqtarët vettingut po i hetojnë administrativisht për tre kritere, Daçi do gjykohet penalisht.

Top Channel