Meta i kundërpërgjigjet Ramës për Vjosën: Kjo trashigimi naturore kombëtare nuk do të mundet të tjetërsohet nga arroganca, korrupsioni dhe marrëzia

25/09/2020 14:39

Presidenti Ilir Meta i është kundërpergjigjur me anë të një postimi në “ Facebook”, kryeministrit Edi Rama për çështjen e Vjosës.

Në statusin e tij Meta shprehet se kjo trashigimi naturore kombëtare nuk do të mundet të tjetërsohet nga arroganca, korrupsioni dhe marrëzia.

Në foton e publikuar, presidenti shoqrëhohet nga pjesëtarët e grupit “ Vjosa Rafting Albania”.

Statusi i plotë:

Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.

E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!

Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot! ??

Top Channel