Vepra e mjeshtrit Botticelli mund te shitet për 80 milionë usd

25/09/2020 14:32

Një pikturë e mjeshtrit italian të rilindjes, Sandro Botticelli, mund të shitet për më shumë se 80 milionë dollarë, kur të dalë nën cekic në Nju Jork në janar – thotë shtëpia e ankandeve Sotheby’s, e ky është një cmim rekord ankandi për artistin.

“Djaloshi që mban një rondele” është cilësuar nga shtëpia e ankandeve si një nga pikturat më të mëdha të erës e mbetur në duar private. Ajo pritet të thyejë rekordin prej 10.4 milionë dollarësh të regjistruar në një ankand shtatë vite më parë nga një tjetër vepër e artistit të lindur në Fierence.

Subjekti i portretit enigmatik, është i panjohur, por historianët e artit besojnë se mund të jetë përshkrimi i një miku të ngushtë të familjes Medici, që sundonte qytetin italian kur Botticelli ishte në jetë. Piktura i takon fundit të shekullit të 15, kur papa sikstus i IV e ftoi atë të dekoronte kapelën sistine në romë. Gjatë asaj periudhe, Botticeli krijoi disa prej veprave më të famshme të tij, përfshirë Lindjen e Afërditës.

Pavrësisht moshës së saj, piktura është mbajtur në gjendje shumë të mirë dhe është ekspozuar në disa muzeume. Hera e fundit që ajo ka ndryshuar pronar, ka qenë viti 1982, kur një koleksionist privat e bleu atë për rreth 1.3 milionë dollarë.

Top Channel