Saimir Taullau, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane është arrestuar në Maqedoninë e Veriut për trafikim të lëndëve narkotike.

Personit në fjalë iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL-ja për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë. Duhet thënë se Taullau figuron nga Policia e Shtetit si një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Familja e tij njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, në sheshin kryesor të Lushnjës, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare u vra vëllai i tij, Baki Taullau dhe Saimiri ishte dëshmitar në gjyq, ku akuzoi si autorë të vrasjes, pjesëtarët e grupit të Bares.

Taullau dyshohet se është pjesë e  bandës së Artur Dajës, rivale me atë të Aldo Bares, ku mes tyre konfliktet kanë nisur që prej vitit 1997.

 

Top Channel