Rrëfimi i Mariah Carey: Motra më ka droguar dhe ka tentuar të më shesë që në moshën 12 vjeçare

25/09/2020 14:24

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është hapur me audiencën sa i përket traumave gjatë fëmijërisë. Ajo ka treguar se si motra e saj më e vjetër ka tentuar që ta shes atë, e më pas thotë se edhe e ka droguar, shkruan Daily Mail.

“Kur isha 12 vjeçare, motra ime më e vjetër më ka droguar dhe më ka ofruar kokainë, dhe ka tentuar më të shiste si prostitutë”, është shprehur.

Ajo ndër tjera për intervistën me Ophrah Winfrey ka treguar se ajo nuk është rritur së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ndërkaq, Carey mes tjerash shtoi: “Familjarët e mi gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë, ndërsa kishin shikuar të bëhen të pasur në krahun tim”.

Në po të njëjtën intervistë ajo ka bërë të ditur po ashtu se albumi i radhës “The Ratities” do të lançohet me datë dy tetor.

Top Channel