Momente intime para seancës së Kongresit/ Deputeti harron kamerën ndezur: Jam shumë i turpëruar

25/09/2020 10:45

Të harrosh kamerën ndezur pa dijeninë tënde, ky është makthi i kohërave moderne.

Diçka e tillë i ndodhi një deputeti në Argjentinë, që aktualisht është pezulluar nga detyra. Gjatë një mbledhjeje virtuale, që po zhvillohej në Dhomën e Ulët të Kongresit, deputeti shfaqet në momente intime me partneren.

Në video shihet se si Juan Emilio Ameri e përkëdhel partneren dhe më pas i heq bluzën. Pas këtij incidenti që u bë viral në internet, deputetët votuan për pezullimin e Ameri-t.

Ai është deputet i provincës veriore Salta që është pjesë e koalicionit qeveritar. Gjatë një interviste dhënë për një radio lokale, Ameri tha se ndihet keq për atë që ka ndodhur. Më tej shtoi se linja e internetit ishte e dobët dhe se nuk ishte në dijeni mbi atë që po ndodhte.

Top Channel