Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.444.619 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer” në 24 orët e fundit janë shënuar 8.186 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.444.619 numrin e rasteve, ndërsa me 175 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 34.758.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 16.283, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.835 dhe në Algjeri 1.956 vdekje.

Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 667.049 raste, Egjipti me 110.099 dhe Maroku me 102.513 raste.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.190.140.

Top Channel