“Zafest” do bëhet online/ Nis Festivali me poezi dhe aktivitete

25/09/2020 12:23

Edicioni i katërt i festivalit Za Fest këtë vit do të zhvillohet online në tre ditë me muzikë, poezi dhe aktivitete.

Premiera e festivalit do të vijë në formën e një filmi më 27 shtator, në orën 18:00 në You Tube dhe faqet e facebook të Za Fest

Vlashent Sata: Festivali këtë vit do të ndodhë online për arsyet qe ju i dini. Ne kemi pasur dy vendoshje. Thethin që në gjenezë të festivalit dhe Kalaja e Shkodrës. Për ta cuar në një ambient më urban dhe të mund të teansmetojmë cfarëdolloj vlere arkitekture dhe historike, përvec atyre natyrore.

Luigi Soreca: Dialogu midis njerzve të komuniteteve të ndryshme. Kulturave të ndryshme. Vlerat që bashkojnë njerezit. Fakti që ky koncert ndodh në zona të izoluara, që duhet të rigjenerohen. Mbrojtja e natyrës janë gjithë këto vlera që ne sëbashku ndajmë dhe na bëjnë të mbështesim Vlashentin dhe gjithë këtë organizim të vazhdojë.

Ky festival vjen këtë vit me mesazhin që arti është një nevojë për shpresë dhe emocione në këtë khë të vështirë.

Top Channel