Iran, shënohen 207 viktima dhe mbi 3.500 raste të reja me Covid-19

25/09/2020 14:46

Me 207 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 25.222.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 3.563 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 439.882.

Lari shtoi se 4.023 nga të prekurit me Covid-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 369.842.

Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.879.640 teste.

Zëdhënësja Lari shtoi se 29 nga 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajonve të “kuqe” dhe të “rrezikshme”.

Top Channel