Soreca takohet me kryetaren e KLGJ-së: Plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, një nga prioritetet kryesore

25/09/2020 13:29

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca është takuar gjatë ditës së sotme me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.

Këtë e ka vetë të ditur ambasadori nëpërmjet një postimi në “ Twitter”. Gjishtashtu në postim Soreca shkruan se plotësimi i vendeve vakante mbetet një nga prioritetet kryesore të këtij Këshilli.

“U takova sot me kryetarën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Këshlli luan një rol kyç në sistemin e ri të drejtësisë.  Plotësimi i vende vakante në Gjykatën e Lartë mbetet një nga prioritetet kryesore. BE-ja e mbështet KLGJ-në në pë përpjekjen për të vënë pavarësi dhe efikasitet në sistemin gjyqësor”, shkruan Soreca në twitter.

Top Channel