Mario Balotelli

Mario Ballotelli pas muajsh të tërë heshtjeje më në fund ka dalë hapur dhe i ka shokuar të gjithë duke thënë se është në një lidhje.

Bëhet fjalë për ish pjesëmarrësen e ‘Temptation Island’ dhe ‘Uomini e Donne”, Alessia Messina.

“Jam fejuar dhe jam i dashuruar, nuk dua asnjë ndërhyrje”, ka thënë ylli i futbollit.

Pas fotove të shumta të kapura nga paparacët gjatë verës, Ballotelli i befason të gjithë teksa rrëfen që është i dashuruar. Bukuroshja brune Alessia Messina duket se ia ka lidhdur këmbët futbollistit që njihet për romancat e shumta me modele.

27-vjeçarja siciliane, kishte marrë pjesë edhe tek emisioni i Maria De Filippit dhe ishte zgjedhur nga Amedeo Andreozzi.

E përjavshmja Chi ka fotografuar Marion dhe Alessia në një lokal të Piazza Armerina, ku vajza është rritur. Ai gjithashtu ka fluturuar drejt Siçilisë për tu prezantuar edhe me familjen e saj, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më serioze.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel