Përse po kërkojnë mjekët statusin e Dëshmorëve të Kombit, për kolegët që humbin jetën në detyrë?!

25/09/2020 18:16

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, u fol mbi protestën e mjekëve të Qendrës Spitalore Nënë Tereza (QSUT-së).

Të ftuar ishin doktor Altin Kuqo dhe Gentian Stroni. Ata thanë në studio se kanë një sërë kërkesash që sipas tyre duhen të plotësohen, ku ndër më kryesoret është rritja e pagës së bluzëve të bardha. Gjithashtu, deri më tani si pasojë e virusit korona, kanë humbur jetën pesë mjekë, e për këta viktima, mjekët e bashkuar kërkojnë që të shpallen dëshmorë. Për këtë pikë të kërkesave të tyre mjekët folën gjatë bisedës në studio.

Denis Dyrnjaja: Do të ndalesha pak tani, tek pika e shpalljes dëshmorë të personave që humbin jetën në betejën me koronavirusin në rastin konkret. Sigurisht është e dhimbshme të humbësh jetën në detyrë. Të humbësh një të afërm për ata që kanë të afërmit e tyre mjekë. Por të gjithë do të donin të kërkonin këtë gjë. A mund t’i bëjmë të gjithë dëshmorë? A nuk është pak e ekzagjeruar do të pyeste dikush që na shikon.

Gentian Stroni: Shumë e vërtetë kjo që thoni ju, ndoshta në vendet e tjera nuk ekziston fare si praktikë kjo gjë. Por i gjithë problemi qëndron që, a ndodh në Shqipëri gjatë këtyre 30 viteve që pun onjësit e policisë të shpallen dëshmorë, sigurisht që po, ata kanë qenë në luftë me të keqen. Aktualisht ne jemi në luftë me diçka që e kemi konsideruar të tillë. Por ne e kemi pasur edhe situata të tilla, që ndodhin vetën në Shqipëri, ku politikanë janë kthyer në pishtarë të demokracisë.

Denis Dyrnjaja: Nuk dua të bëjmë llogarinë kush më shumë e kush më pak, sepse nuk do të ishte etike për ta bërë këtë gjë.

Gentian Stroni: Por ajo që vjen pas këtij statusi, është vazhdimësia e jetës së familjes, do të ndërpritet një jetë por do të vijojë jeta e familjes.

Denis Dyrnjaja: Pra ju kërkoni një garanci për familjen që mbetet pa njeriun i cili humb jetën në detyrë.

Top Channel