Momenti i arrestimit të sulmuesit që goditi me hanxhar dy gazetarët në Paris (foto)

25/09/2020 21:45

Në imazhet e galerisë së mëposhtëme shihen dy gazetarët francezë të shtrirë të gjakosur pas sulmit me një hanxhar mishi, teksa autori i dyshuar kapet nga policia pranë skenës së krimit.

Një burrë dhe një grua janë plagosur rëndë teksa po bënin një pushim duhani gjatë punës në gazetën e karikaturave të skandalit Charlie Hebdo, por të dy pritet të mbijetojnë.

Policia tha se ka arrestuar autorin kryesor së bashku me një tjetër të dyshuar.

Një prej tyre u ndalua pranë stacionti të afërt të metrosë dhe tjetri pranë Opera Bastille.

Hetuesit kanë nisur një hetim terrorizmi pasi sulmi u krye në vendin ku ekstremistët masakruan 12 njerëz brenda redaksisë në 2015, pas publikimeve tallëse ndaj profetit te fesë musliane.

Kryeministri francez Jean Castex tha se qeveria mbron e patundur lirinë e shtypit dhe shtoi se sulmuesi kishte goditur për terror dhe nuk i njihte viktimat.

Sulmuest ende nuk janë identifikuar por mediat thanë se njëri ishte një 18-vjeçar nga Pakistani i njohur për shkelje me armë.

FOTO GALERI
1/9
Nje i plagosur pas sulmit me hanxhar

Top Channel