AAK për bastisjet në OVL UÇK: Të panevojshme dhe të padinjitetshme

25/09/2020 17:02

Grupi Parlamentar i AAK-së, i ka konsideruar të panevojshme dhe të padinjitetshme bastisjet e EULEX-it në zyrat e OVL UCK-së.

Përmes një reagimi në Facebook, deputetët e AAK-së, vlerësojnë se Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë.

Ky është reagimi i plotë:

Me shumë shqetësim po ndjekim zhvillimet në zyrat e OVL të UÇK-së. Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme. Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb.

Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë.

Andaj, apelojmë që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot.

Top Channel