Përfundon sot afati i korrigjimit të llogarive bankare për pagat e luftës

25/09/2020 17:25
Foto ilustruese

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar se sot është afati i fundit i korrigjimit tё llogarive bankare me probleme, pёr tё pёrfituar ndihmёn financiare nga paketa 1 ose 2.

Përmes linkut të publikuar në faqen e tyre zyrtare nga ata do të mund të mësohet më shumë.

“DPT rikujton se sot mё datё 25 Shtator ёshtё afati i fundit i korrigjimit tё llogarive bankare me probleme, pёr tё pёrfituar ndihmёn financiare nga paketa 1 ose 2. Korrigjoni tё dhёnat e pasakta sipas dy mёnyrave tё treguara nё linkun e mёposhtёm”, shkruhet në faqen e tyre zyrtare

Top Channel