E mërkurë, 16 Shtator 2020
20:18
Vendet vakante në GJK/ KED miraton vetëm 1 nga 4 kandidatët (emri)

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), zhvilloi mbledhjen e tij të radhës sot ku shqyrtoi procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.

20:06
VIDEO shokuese/ Striptiste në funeral?! Vajza, lëvizje “të nxehta” mbi arkivol

Një video e pazakontë është bërë virale në rrjetet sociale.

20:02
Viktima e 5! Një tjetër mjek humb jetën nga koronavirusi

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusi në vendin tonë.

20:00
Burri emocionon këngëtaren, ia puth buzët çdo natë!

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja Ertila Koka foli si rrallëherë për bashkëshortin e saj Edgarin.

19:59
UET, Pandemia ndryshon preferencat/ Strategjia e Universitetit për vitin e ri akademik

Periudha e vështirë që po kalojmë sot si shkak i pandemisë së Covid-19 ka ndikuar edhe në mënyrën se si do të zhvillohet procesi mësimor në universitete, ku Rektori i UET Prof. Dr. Tonin Gjuraj shpjegon strategjinë që ky universitet do të ndjekë për mbarëvajtjen e procesit akademik.

19:58
Ekskluzive! Vedat Muriqi: Tares i dhashë besën/ Sulmuesi kosovar shkon te Lazio: Goli i parë do të jetë për Shqipërinë

Afrimi më i rëndësishëm i klubit të Lazios në këtë merkato vere është padyshim sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ekskluzivisht për Top Channel ka ndarë emocionet e para vetëm pak orë pas firmës me lacialet. 

19:57
KPA-ja shkarkon përfundimisht nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht kreun e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Fehmi Petku.

19:48
Akuariumi mbledh 400 litra monedha të hedhura në ujëvarë nga vizitorët, për të paguar faturat

Me shtrëngimin financiar të kohëve të koronavirusit, akuariumi Pine Knoll Shores në Karolinën e Veriut në SHBA ka vendosur të mbledhë me kova monedhat e hedhura “për fat” në pusin e tij nga vizitorët.

19:44
“Futbolli” fsheh pagat e vërteta/ Ekspertët: Përjashtimi nga taksat, i pamundur, duhet të formalizohen

Fshehja e pagave reale për të mos paguar taksat, është kthyer në një fenomen për futbollin shqiptar. Për shkak të pagave të larta të futbollistëve, shumë prej ekipeve deklarojnë pagat e tyre ndjeshëm më të ulëta se realiteti, fakt i pranuar më herët edhe nga vetë presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici.

19:42
PërPuthen/ Merr fund pritja, Mevlani më në fund mund të buzëqeshë, Shqipja e zgjedh në takim

Që në hyrje ai e shprehu hapur pëlqimin që ka për Shqipen, e nuk nguroi të zgjidhte atë përpara tre vajzave të tjera të panelit.

19:38
Nga Siria, mesazhi i vajzës shqiptare: Shteti, tallet me ne, veç tallen!

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri, Top-Channel nga një burim diplomatik pjesë e përpjekjeve për t’i riatdhesuar ata ka mësuar se në çfarë faze janë këto përpjekje.

19:30
“Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë”/ Shqipja në takim me Andrean, ja çfarë ndodhi…

“Je shumë i mirë për të qenë i vërtetë”, me këto fjalë iu drejtua Shqipja Andreas, në takimin që ata patën së bashku.

19:26
Xhaçka: Forcat e Armatosura të angazhuara në shuarjen e zjarreve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj zyrtar në “ Facebook” për situatën e zjarreve që ka kapluar në disa qarqe të vendit.

19:23
Foto-lajm/ Pandemia, mbrojtja me qese. Si i ruhen covid lojtarët e Wolfsburgut

Pamjet që sjellim tregojnë autobusët dhe lojtarët e Wolfsburgut.

19:10
Opinion: Pasardhësi i Abe-së, Suga, duhet ta dëshmojë veten

Kryeministri i ri i Japonisë do t’i japë përparësi rritjes ekonomike dhe të rrisë testimet për koronavirusin. Yoshihide Suga ka një rrugë të vështirë përpara, shkruan gazetari gjerman nga Tokio Martin Fritz.

19:08
Romë, studenti amerikan kërkon falje për vrasjen me thikë të policit italian

Një student amerikan i akuzuar për vrasjen e një oficeri të policisë italiane ka kërkuar ndjesë sot në gjykatën e Romës.

19:06
Greqi-Turqi: Grindja nuk është e pazgjidhshme

Gjendja mes Ankarasë dhe Athinës po fillon të ç’tensionohet. Por konflikti është i rrënjosur thellë në kulturën e këtyre vendeve. Në ishullin që ndodhet në zemër të përplasjes greko-turke, njerëzit kanë halle të tjera

19:02
PërPuthen/ Shqipja kalon në “filtër” djemtë, shpreh pëlqimin për disa prej tyre…

Shqipja është një nga vajzat më të pëlqyera e të komentuara në emisionin “PërPuthen”.

18:56
BE, bilanci tregtar shënon 118 miliardë dollarë suficit në janar-korrik

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian regjistroi suficit prej 99.7 miliardë euro (118.4 miliardë dollarë) në periudhën janar-korrik, njoftoi sot autoriteti statistikor i Unionit.

18:53
Skeleti i Tiranozaurit Rex/ Pritet çmim rekord në ankand

Skeleti i një dinozauri 12 metër të lartë, të quajtur Stan, një nga specimenet më të plota të Tiranozaurit rex të zbuluar ndonjëherë, do të dalë në ankand në Nju Jork, muajin e ardhshëm dhe mund të vendosë një rekord për shitjet e këtij lloji.

18:51
Zjarret në Kaliforni, tymi mbërrin në Evropën Veriore

Zjarret që kanë shkrumbuar Kaliforninë dhe pjesë të tjera të brigjeve perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë më të mëdhenjtë në 18 vite, me tymin e tyre që ka mbuluar pjesë të gjera të Amerikës së Veriut e madje ka mbërritur edhe Evropën Veriore – thanë shkencëtarët të mërkurën.

18:51
PërPuthen/ Xheiola rishfaqet sërish në studio, Ana e pret “ftohtë” dhe e vendos me “shpatulla pas murit”

“Përputhen” filloi sërish dinamike këtë të mërkurë.

18:45
Pezullohen dhjetra oficerë policie në Gjermani për materiale neo-Naziste

Njëzetenëntë oficerë policie në Gjermani janë pezulluar për shpërndarje të fotove të liderit nazist Adolf Hitler apo të refugjatëve në dhoma gazi në celularët e tyre, raportojnë së fundmi autoritetet.

18:44
Stilistja e njohur rrëfen ëndrrën e madhe, dëshiron që një ditë të stilojë këngëtaren me famë botërore

Teksa shumë këngëtare e personazhe të njohura të ekranit mbajnë veshur veshje të qëndisura nga duart e saj, stilistja e njohur Drenusha Xharra, ka një “ëndërr në sirtar”, që një ditë të stilojë një veshje për Rihannën.

18:43
Evropa Perëndimore/ Rekord të nxehti për shtatorin

Vala rekord e të nxehtit që përfshiu pjesë të Evropës Perëndimore në pjesën e parë të javës, po fillon të tërhiqet.

18:35
Gjuriç: Asociacioni, tema e parë e bisedimeve të enjten

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, tha se në takimin e së enjtes në Bruksel me palën e Kosovës do të bisedohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

18:33
A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

Njëra nga pikat e diskutuara nga marrëveshja Serbi-Kosovë në Uashington ishte pjesëmarrja e Kosovës në Mini-Shengenin Ballkanik. Çfarë domethënie ka kjo nismë për bashkëpunimin rajonal? Një përpjekje për ta kuptuar.

18:32
Stilistja e njohur e thotë “shkoqur”, tregon emrin e këngëtares që “i ka nxirë jetën”

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar stilistja e njohur Drenusha Xharra.

18:28
A do të ketë valë të re të Covid-19 në Kosovë?

Gjatë muajit shtator në Kosovë, është shënuar një rënie e lehtë e të infektuarve me koronavirus, që e shkakton sëmundjen Covid-19.

Muaji korrik e gusht ka qenë kulmi i të infektuarve ku shifrat ditore kanë qenë kryesisht treshifrore, kurse në ditët e fundit, numri i infektuarve me koronavirus nuk ka kaluar shifrën 76.

18:21
Korçë/ Përplaset makina e Policisë Kufitare

Korçë- Një aksident ka ndodhur gjatë pasdites të kësaj të mërkureje (16.09.2020) në aksin nacional Korçë – Pogradec, ku furgoni i policisë së kufirit është përplasur me një automjet tjetër.

18:19
Këngëtarja flet “pa dorashka”, rrëfen incidentin që ka hasur në koncert: Për pak sa nuk theva dhëmbët

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja Ertila Koka.

18:17
Donald Trump thotë se ‘mentaliteti i tufës’ bën që koronavirusi të largohet vetë

Donald Trump pretendon së fundmi se krijimi i një ‘mentaliteti të tufës’ do të bëjë që koronavirusi të zhduket.

18:16
Covid-19, turizmi global me një humbje prej 460 miliardë dollarë në gjysmën e parë të vitit

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së (UNWTO), të dërrmuar nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) të ardhurat turistike ndërkombëtare kanë shënuar një rënie prej 65 për qind (rreth 449 milionë) në gjysmën e parë të vitit 2020.

18:04
Stuhi e fuqishme në Mesdhe, a preket Shqipëria? Flet ambientalisti Sazan Guri

Meteorologët kanë parashikuar se një stuhi e fuqishme do të prekë zonat mesdhetare më 18 shtator.

18:00
Mali i Zi/ Tre të vdekur dhe 230 të infektuar me coronavirus

Në 24 orët e fundit, 230 të infektuar dhe tre të vdekur janë regjistruar në Mal të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik. Gjithashtu u raportua se 953 mostra u testuan për virus.

17:49
Kryeministri britanik, Johnson: Nuk kemi mjaftueshëm teste për COVID-19

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka mbrojtur sistemin e testimit për coronavirus, duke thënë se po përpiqet të përmbushë kërkesat “kolosale”.

17:47
Mjetet përplasen kokë më kokë dhe bëhen copë! Pamjet nga aksidenti i frikshëm në Berat me 3 të plagosur rëndë (emrat)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Urë Vajagurore, në fshatin Moravë.

17:46
Burri me Lamborghini të zi, i veshur si Batman gjobitet nga policia në Spanjë

Një burrë i veshur kokë e këmbë me një kostum Batman është ndaluar nga policia për mungesë dokumentacioni të makinës së tij Lamborghini i zi, duke shkaktuar skena habie dhe humori në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

17:40
Mustafa Nano komenton kafenë e fundit mes Ramës dhe Shahinit

Disa ditë më parë, kryeministri Rama me anë të një videoje në rrjetet sociale, njoftoi shkarkimin nga detyra të ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe në vend të saj emëroi Evis Kushin.

17:39
Ekspertët amerikanë: Uragani Sally mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme

Ekspertët thonë se uragani Sally në Gjirin e Meksikës do të jetë një “prodhues i madh i shiut” që mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme, përgjatë bregdetit të Shteteve të Bashkuara dhe lumenjve të brendshëm.

17:31
Kosovë/ ​Dërgohen dosje të reja të krimeve të luftës nga veteranët e UÇK-së

Dosje të reja krime lufte janë dërguar në Organizatën e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

17:31
Fotot e ditës/ Çfarë ka ndodhur anë e mbanë botës, momentet pikante

Reuters ka përzgjedhur foto më të mira të ditës së sotme me momente të veçanta nga e gjithë bota.

17:27
Zyrtare: Shpallet fituesi për tunelin e Llogarasë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur ditën e sotme kompaninë fituese për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

17:16
Mustafa Nano në Top Talk: Rama të rikthejë “peshat e rënda” në qeveri, Basha idiot i dobishëm

Data 25 prill është caktuar dita e zgjedhjeve vendore, e për këtë arsye partitë politike më të mëdha të vendit, kanë “nxehur” motorët për fillimin e fushatës politike.

17:16
Kroaci, 6 të vdekur dhe 280 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 280 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe gjashtë vdekje.

17:15
Yoshihide Suga zgjidhet kryeministër i ri i Japonisë

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.

17:12
Biznesmeni i njohur italian: Kam pasur sëmundje edhe më të keqe, COVID-19 mund të mposhtet

Biznesmeni italian Flavio Briatore tha të martën se ai kishte pasur sëmundje më të këqija pasi u rikuperua nga COVID-19.

17:09
Kosova dhe Maqedonia e Veriut zotohen se do t’i hapin kufijtë pa kushte

Maqedonia e Veriut dhe Kosova duhet sa më parë t’i heqin testet për koronavirus, të njohura si PCR, dhe të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, thanë të mërkurën në Shkup zëvendëskryeministrat e dy vendeve, Artan Grubi dhe Besnik Tahiri.

17:07
Thellohet situata/ Iran, rastet dhe viktimat nga COVID-19 vazhdojnë të rriten

Në Iran 179 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19).

17:04
Balerina e teatrit Bolshoi copëtohet e shkrihet në acid nga “menaxheri” maniak që e shantazhonte

Policia tha se një balerinë e teatrit rus me famë botërore Bolshoi është gjymtuar dhe shkrirë në acid sulfurik pasi një shantazhues e kërcënonte të publikonte fotot e saj të zhveshura.

17:03
​Lajçak tregon temat që do të diskutohen nesër në Bruksel

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka thënë se në takimin e nesërm në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësimin evropian, temë diskutimi do të jenë pretendimet financiare dhe aranzhimet për komunitetin jo shumicë.

16:58
Trump mohon se e ka minuar seriozitetin e koronavirusit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mohoi se e ka minuar seriozitetin e sëmundjes Covid-19, edhe pse në një intervistë të regjistruar më herët e ka pranuar se e ka bërë një gjë të tillë.

16:53
Nami në rrugët e Britanisë/ Studentët festojnë me alkool rikthimin në universitete (FOTO)

Qytetarët në çdo cep të botës janë mësuar me idenë që virusi korona është mes nesh dhe na duhet që të bashkëjetojmë me të.

16:49
7 viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut raportoi sot për 7 pacientë të vdekur dhe 163 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

16:49
​Von der Leyen: Nacionalizmi vaksinor i rrezikshëm për jetën

Nacionalizmi vaksinor rrezikon jetët, ndërkohë që bashkëpunimi për sa i përket vaksinave i shpëton ato, theksoi sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

16:47
iPhone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

Është një nga produktet më të pritura të 2020-ës, por do të vonojë dhe pak.

16:47
Sllovenia regjistron numrin më të madh të rasteve pozitive me koronavirus

Sllovenia konfirmoi të mërkurën 123 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3,123 mostrave.

16:45
16-vjeçari qëllon me thikë moshatarin, arrestohet

Sot rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

16:41
Ambasada gjermane i dhuron shtetit shqiptar një pajisje moderne për zbulimin e dokumentave të falsifikuara

Gjatë paradites së sotme,  zv/ ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Z. Jannis von Oy i ka dhuruar një pajisje bashkëkohore moderne që merret me ekzaminimin e dokumentave të udhëtimit, drejtorit të departamentit për kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj.

16:41
Libri kundër Trump-it/ Nis hetimi penal ndaj Boltonit

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Bolton po hetohet për zbulimin e mundshëm të informacioneve të klasifikuara, me publikimin e librit të tij të kujtimeve në muajin qershor.

16:36
Mazi takim me Ministrin e Jashtëm Përplotësues grek, zbulohet se çfarë u diskutua

Ditën e sotme, Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zoti Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, Zoti Varvitsiotis.

16:31
Mësuesja 29 vjeçare britanike në Tailandë përdhunohet në takimin e parë nga i dashuri francez

Një francez është arrestuar në Tailandë pasi ka përdhunuar një mësuese britanike në takimin e tyre të parë.

16:30
Berat/ Prerje e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht dy persona

Berat- Dy shtetas janë proceduar penalisht gjatë kësaj të mërkureje (16.09.2020), pasi kanë prere dhe transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme

16:28
Spraji çudibërës/ Shkretëtira bëhet “tokë bujqësore”

Të frymëzuar nga sekretet e pjellorisë së deltës së Nilit, ekspertët kanë krijuar një përzierje argjile, uji e dheu të zonës për të kultivuar fruta në shkretëtirë.

16:24
Izolimi nga koronavirusi! Ujërat e Hong Kong-ut “pushtohen” nga delfinët rozë (video)

Izolimi i krijuar nga pandemia e koronavirusit, duket se ka rikthyer në ujërat e Hong Kong-ut delfinët rozë, të cilat janë nga gjitarët më të rrallë në botë.

16:22
Raporti i OBSH-së: Ja ku ju rrezikohet më shumë jeta

Pandemia e koronavirusit e ka shtuar rrezikun për emigrantët. Ajo e ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve të prekur nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën.

16:19
Asosacioni në Bruksel/ Thaçi kundër: Gabim i madh

Hashim Thaçi ka dalë kundër hapjes së temave për të drejtat e komuniteteve dhe për Asociacionin e komunave serbe në dialogun e Brukselit. Për presidentin, ky është një gabim i madh dhe shumë i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës”.

16:17
I përgjigjet Thaçit/ Hoti: Nuk diskutojmë asosacionin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën, se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

16:09
Elton John e ish-gruaja Renate Blauel mbajnë ‘bisedime paqeje’ për zgjidhjen private të çështjes ligjore 5mln euro

Ylli britanik homoskesual i rrokut Sir Elton John dhe ish-gruaja e tij Renate Blauel po përpiqen të zgjidhin privatisht konfliktin konfliktin e padisw 5 milionë euro mes tyre, zbulohet së fundmi nga dokumentet gjyqësore.

16:07
Hapja e listave dhe koalicionet parazgjedhore/ ODIHR për Top Channel: Gati të mbështesim Këshillin Politik

Reforma Zgjedhore ka mbetur pezull për shkak të mosdakortësisë së aktorëve politikë sa i takon dy çështjeve të nxehta, hapjes së listave dhe formulës së koalicioneve.

16:02
Bilanci i 24 orëve të fundit! MSH: 144 raste të reja dhe 3 viktima nga covid-19

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 144 raste të reja me covid në vend dhe kanë humbur jetën 3 persona.

15:48
​Prokuroria bullgare ngre aktakuzë kundër tre spiunëve rusë për helmimin e biznesmenit bullgar

Zyra e prokurorit të Sofjes ka ngritur aktakuzë kundër tre shtetasve rusë, për helmimin e biznesmenit bullgar, Emilian Gebrev, djalit të tij Hristo Gebrev dhe punonjësit të firmës, Valentin Tahchiev.

15:46
Shkodër/ Shkrumbohen 4 banesa të komunitet rom

SHKODËR- Katër banesa të komuniteti Rom në qytetin e Shkodrës janë shkrumbuar nga flakët këtë të mërkurë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka.

15:43
78 vjetori i konferencës së Pezës, Veliaj: PS, në krah të luftës antifashiste

Tirana përkujtoi sot 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në respekt të protokolli të higjienës për shkak të pandemisë, një përfaqësi e reduktuar e shoqatave të veteranëve, familjeve të dëshmorëve, ministra, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, nderuan veprën dhe sakrificën e të gjithë atyre që rrokën armët për çlirimin e vendit.

15:41
Hoti i kundërpërgjigjet Thaçit: Nuk e hapim marrëveshjen për Aosacionin e komunave serbe

Kryeministri Avdullah Hoti nga debati me shoqërinë civile për dialogun i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi se nesër nuk do të jetë ditë e rrezikshme për Kosovën.

15:40
Muzika kalon kufijtë/ Në Shkodër mblidhen artistë nga gjithë Ballkani

Kufinjtë tokësor mund të mbyllen  por ato të muzikës qëndrojnë gjithmonë hapur duke bashkuar popujt. Shkodra u bë qyteti mikpritës, ku artistë nga i gjithë Ballkani performuan së bashku për disa net me radhë, e për të finalizuar këtë bashkëpunim në natën finale të festivalit “Muzika mbi të gjithë kufinjtë” 

15:36
Zjarr në kodrën e Krastës/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Është për të ardhur keq, por Krasta u dogj. Dy vatra zjarri janë identifikuar mëngjesin e sotëm në kodër Krastë të Elbasanit. Kurora e gjelbër në lindje të këtij qyteti e vetmja mushkëri e gjelbër e qytetit të Elbasanit.  

15:32
Bie zjarr në malin e Taraboshit/ Digjen 10 hektarë me pisha e shkurre

Prej mesnatës të së martës dhe deri në orët e para të mëngjesit të 16 shtatorit një zjarr i fuqishëm përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër.

15:30
Bie sërish zjarr në malin e Dajtit/ Tiranë, Flakët pushtojnë më shumë sipërfaqe në Priskë

Mali  i Priskës është pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit, ndodhet 1350 metra mbi nivelin e detit.  Pyjet përbëhen nga ahu, panja dhe shkurret, që po digjen nga zjarret, që ndihmohen nga temperaturat e larta dhe era.

15:25
Të infektuarit me covid-19 shkojnë në punë/ Çdo ditë në Tiranë, 500 personave i kërkohet karantinimi

Një problem shqetësuar për të prekurit me covid në vendin tonë ka qenë përveç frikës si do ia dalë për të kaluar sëmundjen edhe frika për vendin e punës .

15:21
Ekskluzive/ Emrat e 20 aplikantëve për KQZ të re, mes tyre ish kryeprokurori Sallaku

Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga afati përfundimtar i dorëzimit të dosjeve për organet e reja të KQZ, gazetari Top Channel Muhamed Veliu  ka mësuar emrat e  20 aplikantëve  që aspirojnë të zënë vendet vakante .

15:18
Vrau kunatën për shtëpinë/ 33-vjeçarja kishte urdhër mbrojtje! Jetonte me familjen e ish-bashkëshortit

Shtëpia që shihni në videon e mësipërme, është vendi i ngjarjes ku pasditen e së martës ndodhi një krim brenda familjes. Ish kunati, Agron Tanushi 31 vjeç, qëlloi ndaj ish bashkëshortes së vëllait të tij, Jetmira Hasanit, 33 vjeçe, 3 herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshimet paraprake të kësaj vrasjeje janë për shkak të një konflikti për çështje pronësie të lindur rreth katër vite më parë.

15:13
Atentati me bombë, për hakmarrje/ Preng Gjini ishte kthyer për një vjetorin e vrasjes së vëllait

Pak orë nga atentati me tritol kundër Preng Gjinit që mbeti i plagosur teksa po drejtonte një automjet të sapo marrë në përdorim, prokuroria ka bindjen se krimi është kryer për hakmarrje. Kjo pistë shton dyshimet mbi një sërë ngjarjesh të ndodhura  jo vetëm në Shqipëri , Itali e Belgjike dhe qe dyshohet se nisen pas humbjes se një ngarkese me drogë.

15:09
Kosovë/ 3 vdekje nga COVID-19 dhe 76 raste të reja

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë shënuar edhe 76 raste të reja me COVID 19 dhe shkak i infektimit me këtë virus kanë vdekur 3 persona.

15:02
Deti me Greqinë, zgjidhje në gjykatë/ Rama debat me Bakojanis: Marrëveshja e rrëzuar! Nuk ndikoi Turqia

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për Top Channel tregon detajet e asaj çfarë bisedoi në një darkë pune,  me homologun grek Mitsotakis mbrëmjen e të mërkurës në Athinë.

14:58
Tuchel i brengosur për dënimin që po e pret Neymarin

Trajneri i Paris – Saint – Grmain Thomas Tuchel është i brengosur për suspendimin potencial që po e pret yllin e skuadrës Neymar pas përleshjes që pati me lojtarët e Marselle.

14:54
Riatdhesohen 25 shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së

Rinas – Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

14:45
Von der Leyen, fjalimi/ Çelja e negociatave, hap historik

Në fjalimin e saj të parë vjetor për gjendjen e Bashkimit Europian, Ursula Von der Lajen e bëri të qartë se vlerat europiane janë të patjetërsueshme. Kryetarja e KE-së u fokusua në një pjesë të madhe të kohës tek sfidat ekonomike prej pandemisë, por mesazhin më të fortë, e la për në fund.

14:41
“Mik me terroristin në Londër…”, gazetari Muhamed Veliu tregon se si u bë viktimë e shpifjes

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu në emisionin “Shqipëri Live“ ka treguar rastet kur ka rënë viktimë e shpifjes gjatë punës së tij në media.

14:40
Pajisje e re për sigurimin e plazmës, Manastirliu thirrje për dhurimet vullnetare: Bëhuni pjesë për të ndihmuar pacientët me COVID19

Tiranë – Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me aparaturë bashkëkohore. Ministrja Ogerta Manastirliu e cilësoi një tjetër hap përpara drejt sigurimit të terapive alternative për pacientët me COVID19.

14:35
Tirana përkujton 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, Veliaj: Mesazhi, aktual edhe sot! Vetëm kur jemi të bashkuar, mund të ecim përpara”

Tirana përkujtoi sot 78-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve nazi-fashistë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

14:29
Problemet në ambasadë, Rama iu kërkon falje emigrantëve në Greqi: Ambasadoren e re e njoh personalisht…

TIRANË- Teksa ndodhet në Athinë prej ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama sot ka pasur një takim edhe me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin fqinj.

14:11
Marrëveshja e Trump/ Palestinezët e presin me raketa 

Presidenti amerikan Donald Trump arriti t`i bënte bashkë udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Izraelit për nënshkrimin e marrëveshjeve për normalizimin mes tyre, duke I shtyrë kështu këto shtete arabe të thyenin një tabu të kahershme në një ristrukturim strategjik rajonal kundër Iranit.

14:03
Mbi 5 milionë/ Indi, `shpërthejnë` infektimet

Edhe pse në fillimin e pandemisë u duk se arriti ta frenonte përhapjen e virusit, situata në India është përmbysur duke i dalë autoriteteve nga kontrolli. Vendi regjistroi më shumë se pesë milionë të infektuar, numri më i lartë pas Shteteve të Bashkuara.

13:44
Ekzekutoi me pushkë kunatën në Bathore, bie në prangat e policisë Agron Tanushi

Autori i vrasjes së kunatës 34-vjeçare në Bathore është arrestuar ditën e sotme, pas ndjekjes dhe rrethimit të policisë në qytetin e Lushnjes.

13:20
Vijon zjarri në Priskë, Goxhaj: Rreth 50 zjarrfikës në terren, pritet përgjigje për ndërhyrje nga ajri

Drejtori i zjarrfikësve në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për Top Channel  foli për zjarrin në Priskë të malit të Dajtit, i cili më parë ishte i fikur, por është riaktivizuar dhe po djeg dhjetëra hektarë.

13:19
Greqi- Turqi/ Ekspertet: Sherri mund të zgjidhet

Gjendja mes Ankarasë dhe Athinës ka nisur të japë shenja ç’tensionimi, megjithatë konflikti është i rrënjosur thellë në kulturën e këtyre vendeve.

13:15
Fushata anti- dezinformim/ Sot VIP-at mbyllin rrjetet sociale

Disa prej figurave të njohura në SHBA vendosën të mbyllnin për një ditë profilet e tyre në Facebook dhe Instagram si pjesë e një fushate për të frenuar përhapjen e urrejtjes dhe propagandës në platformat e mediave sociale.

13:12
Porti i Anconas, përfshihet nga zjarri gjigant

Një shpërthim I fuqishëm, I pasuar nga flakë gjigante ka shkaktuar dëme të mëdha në portin Italian të Anconës. Mediat vendase raportojnë për depozita e kamionë të shkatërruar, por pavarësisht shkallës së madhe të dëmeve, fatmirësisht, nuk ka raporte për viktima.

13:06
​Hoti: Nesër në Bruksel nuk do të diskutohet për AKS-në

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nesër në Bruksel nuk do të diskutohet tema e Asociacionit të Komunave Serbe.