2 raste me Covid në Spitalin e Ersekës/ Pozitivë shoferi i ambulancës dhe një infermiere

27/11/2020 10:56

2 raste me Covid-19 janë konfirmuar në Spitalin e Ersekës.

Mësohet se bëhet fjalë për një shofer ambulance dhe për një infermiere, të cilët që të dy kanë rezultuar pozitivë.

Personat në fjalë gjenden të karantinuar në shtëpi, teksa deri tani, askush tjetër nga stafi i spitalit nuk ka shfaqur shenja të virusit.

Top Channel