​Hoti: S’ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve të saj në Kosovë

27/11/2020 14:49

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë serbë në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq së bashku me disa ministra kishte bërë kërkesë në MPJD për vizitë në Kosovë, por që i është refuzuar.

Top Channel