Anulohet pritja tradicionale e Vitit të Ri në Japoni

27/11/2020 18:01
Pritja tradicionale e Vitit të Ri në Japoni

Pritja tradicionale e Vitit të Ri në Japoni, të cilën e organizon perandori japonez, sivjet është anuluar për shkak të COVID-19.

Agjencia për çështje perandorake, Kunaicho vendosi të anulojë kremtimin që në fillim të çdo viti mbahet në sheshin e pallatit në Tokio.

Në këtë mënyrë nuk do të mbahet as ngjarja e përvitshme ku perandori Naruhito dhe perandoresha Masako më 2 janar nga ballkoni i pallatit përshëndesin mijëra persona.

Prania e një numri të madh njerëzish në pjesën e hapur dhe të mbyllur të pallatit mund të përbënte rrezik të madh në përhapjen e pandemisë së COVID-19.

Festa tradicionale e Vitit të Ri për herë të fundit në Japoni është anuluar në vitin 1990, për shkak të vdekjes së perandorit Hirohito.

Top Channel