Shifra alarmante në Itali/ 28.352 të prekur me COVID dhe 827 të vdekur në 24 orë

27/11/2020 18:15

Italia vijon të përballet me shifra të larta të të prekurve me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 28.352  qytetarë pozitiv me virusin dhe 827 persona kanë humbur jetën.

Fatmirësisht pasi i janë nënshtruar tamponit kanë rezultuar negativ me koronavirusin 35,467 persona, një shifër e cila e tejkalon atë të infektimeve dhe është një lajm pozitiv.

Conte, kryeministri i Italisë gjatë një konference për shtyp para dy ditësh ka folur në lidhje me marrjen e masave të reja gjatë festave të fund vitit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të pandemisë.

Top Channel