Kampionati i futbollit 5×5/ FSHF, nis zyrtarisht edicionin e parë

27/11/2020 15:34

Futbolli 5×5 nis zyrtarisht kampionatin e parë të tij një kompeticion që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit që zhvilloi edhe ceremoninë e hapjes së tij pasditen e së enjtes ku i pranishëm ishte dhe përgjegjësi i këtij projekti Lysien Nurishmi.

Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së futbollit shqiptar në fjalën e hapjes së tij theksoi se ky kampionat do të jetë kompetitiv dhe se të gjithë do të kenë përfitime të tjera

kampionati i parë i futbollit 5×5 nisi me ndeshje mes skuadrave të zonës së Tiranës. Në këtë kompeticion janë regjistruar 140 skuadra, por sipas Ilir Shulkut, ekipe të tjera vazhdojnë të tregojnë interes dhe po kërkojnë të regjistrohet. formula e kampionatit do të jetë e tillë; do të zhvillohet në rang rajonal, në cdo qytet dhe më pas skuadrat fituese të cdo zone do të zhvillojnë fazën e playoffit nga ku do të dalë edhe skuadra kampione. ndërkaq në ditët në vazhdim do të hidhet shorti edhe për zonat e tjera që do të jenë pjesë e këtij kompeticioni.

Top Channel