Kryeministri i vendit, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit të cilët i hoqën Veton Surroit titullin Qytetar Nderi i Kukësit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit një lajthitje kolektive.

Më tej Rama shkruan se uron që Prefekti të refuzojë këtë vendim.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!” shrkuan Rama.

Top Channel