Ditëlindja e Rota Orës

Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora, ka festuar dje ditëlindjen e 30-të.

Familja e këngëtares kishin realizuar një festë ekstra në shtëpinë e këngëtares në Londër, duke festuar edhe me pijen e saj më të re “Prospero Tequila”, e cila këtë javë filloi shitjen në Mbretërinë e Bashkuar.

Ka qenë mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu Ora, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga festa e familjarëve të ngushtë, e realizuar në shtëpinë e Ritës.

Duke qenë se Mbretëria e Bashkuar po përjeton mbylljen e dytë totale në periudhë katër javore për shkak të pandemisë, familja e kishte të pamundur të festonin ditëlindjen e Ritës jashtë ambienteve të shtëpisë.

Nga imazhet shihet se tullumbacet e shumta, pijet alkoolike e tufat me lule nuk kanë munguar për artisten shqiptare.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel