Vijon bilanci negativ në Greqi, shënohen sërish mbi 100 viktima

27/11/2020 17:33

Hera e pestë brenda një jave që Greqia regjistron përsëri mbi 100 të vdekur në ditë.

Me 101 viktimat e ditës së premte numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ka shkuar në 2102.

Gjithashtu mbetet ende shumë i lartë numri i të intubuarve, 607. Ndërsa përsëri numri i rasteve ditore të të prekurve ka qenë mbi 2000 duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 101287.

Top Channel