Metroja e Moskës ndalon pasagjerët të prekin skulpturat dekorative “për fat”

27/11/2020 18:04

Prekja e skulpturave impresionuese të epokës sovjetike të njerëzve dhe kafshëve në stacionin Ploshchad Revolyutsii në Sheshin e Kuq, dhe në stacione të tjera gjigande të metrosë së Moskës, është kthyer prej vitesh në një ritual “fati të mbarë” për miliona njerez.

Por autoritetet e transportit tashmë u bëjnë thirrje pasagjerëve të mbajnë ‘në xhepa’ duart e tyre pasi shumë vite fërkimesh e përkëdheljesh, po japin shenjat e tyre në instalacionet e bronzta.

“Pas shumë vitesh realizimi të ëndërrave tuaja, tashmë skulpturat duhet të mbrojnë veten pasi po humbasin pamjen e tyre autentike,” shkruante Departamenti i Transportit në faqen zyrtare.

Tradita e prekjes së statujave të stacionit Ploshchad Revolyutsii daton prej vitit 1938, kur stuidentët e universitetit teknik Bauman në Moskë preknin me kartat e tyre të studimit hundën e skulpturës së qenit të rojes kufitare, me shpresë të kalonin në provim. Por praktika ka përfshirë tashmë të gjithë turistët dhe moskovitet, aq sa hunda e qenit shkelqen nga prekjet e vazhdueshme.

Një atmosferë magjike rrethon të gjitha stacionet qendrore ornamentale të Moskës, prej së cilës kanë nisur dhe bestytnitë e prejkes së tyre, siç është këpuca e bronztë e një vajze studente, flamuri i rojes bregdetare apo pistoleta Mauser e skulpturës së oficerit të maskuar të policisë.

Shumcia e 76 statujave mistike të bronzit janë krijuar nga Matvey Manizer, për të cilat njerëzit besojnë se me fuqitë e tyre magjike do t’u shtojnë rrogën, apo do i mbrojnë nga rreziqet.

Autoritetet shpjegonin më tej se pasagjerët duhet të bëjnë lutjet e tyre vetëm me anë të shikimeve ose thënies së dëshirave pranë statujave me zë të ulët, me qëllim qe “magjia të ruhet për gjeneratat e ardhshme.”

“Ne ju premtojmë se statujat do të jenë mirënjohëse dhe do të kujdesen që dëshirat tuaja të bëhen realitet.”

Prekësit e vjetër të statuajve ende nuk kanë konfirmuar nëse komunikimi telepatik me to është po aq efektiv sa prekja fizike.

FOTO GALERI
1/10
Shumicia e 76 statujave mistike të bronzit janë krijuar nga Matvey Manizer

Top Channel