Bashkëshorti 81-vjeçar i bëri serenatë jashtë spitalit para pak kohësh, ndërron jetë Carla Sachi

27/11/2020 11:48

Carla Sacchi, gruaja e Stefano Bozzini, 81-vjeç, i cili javët e fundit i kishte kushtuar një serenatë nën dritaren e spitalit të Castel San Giovanni, në provincën e Piacenza, humbi jetën.

81-vjeçari italian Stefano Bozzini vendosi të dilte në rrugë jashtë për t’i kënduar asaj një serenatë me fizarmonikën e tij para pak javësh.

Momenti prekës u kap në kamera nga djali i tyre Maurizio dhe që atëherë u bë viral.

Për rastin në fjalë reagoi edhe kryebashkiaku i Piacenza, i cili  u shpreh: “Në atë serenatë ne njohëm Dashurinë, në thjeshtësinë e gjuhës së saj universale”.

Top Channel