Bashkë dhe në vdekje! Koincidenca e frikshme mes Maradonës dhe George Best

27/11/2020 15:40

Pelè, Maradona, George Best: grupi i më të mirëve që ka bërë breza të tërë të apasionohen pas futbollit, ka edhe sot një vlerë të veçantë.

Por 25 nëntori, dita kur u shua Maradona, do te mbetet një datë e “urryer” nga adhuruesit e këtij sporti. 25 nëntorin e vitit 2005, do të ndahej nga jeta në moshën 59 vjecare George Best, pasi kishte dhuruar pafund spektakël me perfomancat e tij në fushë që të linin pa frymë. Maradona vdiq 60 vjec; që të dy keta, ishin kampionë të konsumuar nga një jetë e mbushur me ekzagjerime.

Si ai, ashtu edhe Best janë mbiquajtur “ të mallkuarit” nga shtypi I huaj. Të dy kampionët patën një jetë të shënjuar nga golat, trofetë, rekordet, por edhe nga problemet jashtë fushës së blertë. Best ende mbahet mend për shprehjen e tij: “E shpenzova një pjesë të mirë të parave të mia me gra, alkool dhe makina”.

Fenomeni argjentinas pati gjithashtu një jetë të shfrenuar ku nuk mungoi abuzime me drogën, lidhjet e shumta jashtëmartesore, miqësitë me diktatorë si Fidel Kastro e Hugo Chavez, e deri edhe akuzat për lidhje me Mafian.

Top Channel