Fejohet më së fundi Chandler-i i serialit “Friends”, Matthew Perry.

Sipas të përditshmes, revistës “People”, aktori i serialit te suksesshëm “Friends”, Matthew Perry është fejuar me Molly Hurwitz-in. Ai dhe Molly filluan të frekuentoheshin që në 2018-ën.

“Vendosa të fejohem!”- ka pohuar aktori 51-vjeçar për revistën. “Fatmirësisht më qëlloi të takoja dhe të frekuentoja gruan më të mrekullueshme që ekziston në faqen e Tokës”, është shprehur aktori për të fejuarën 29-vjeçare.

Nga ana e saj, Hurwitz më herët kishte bërë një dedikim shumë të ngrohtë në llogarinë e saj private në Instagram për aktorin për festën e Shën Valentinit. Sipas “Daily Mail” çifti ka kaluar pushimet e kaluara së bashku. Po sipas kësaj të përditshme pritet dhe që festën e Krishtlindjeve ta kalojnë së bashku.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel