Një minutë heshtje në nder të Maradonës/ Nis ndeshja mes Kombëtares sonë të femrave dhe Qipros

27/11/2020 14:38

Ka nisur me një minutë heshtje në nderim të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ndeshja mes Kombëtares së Femrave të Shqipërisë dhe Qipros.

Ndeshja kualifikuese e Evropianit të Femrave luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa Kombëtarja shqiptare vuan mungesat e futbollistes Hamidi dhe trajnerit Armir Grima, të cilët kanë rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Pas Qipros, vajzat  e Kombëtares do të udhëtojnë për në Lisbonë, ku do të përballen me Portugalinë.

Top Channel