Pamjet nga kamera e sigurisë/ Makina e policit në flakë, policia e Vlorës mbërrin në vendngjarje

27/11/2020 10:53

Një kamera sigurie ka fiksuar momentin kur makina e një polici burgu u dogj gjatë natës në Vlorë.

Policia bën me dije se është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit Fehim Alisinani.

Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë rreth orës 01:00.

Në video shihet se si në momentin kur makina ka shpërthye në flakë ka mbërritur edhe makina e policisë,.

Top Channel