A do përballet në gjyq me Ballën? Berisha për socialistin: Është autori i shpifjes së dosjes ‘Partizani’. Nëse më kërkohet… 20/04 10:50
Ambasada e Gjermanisë me atë të vendit tonë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e marrëdhënieve vëllazërore për të bashkërenduar punën mes Ambasadave e Konsullatave.
Lajmin e bëri të ditur Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili theksoi se kjo marrëveshje parasheh së paku një aktivitet të përbashkët në çdo muaj, në të mirë të shqiptarëve e në shërbim të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve me Gjermaninë. Gjithashtu, Cakaj u shpreh se në Mynih tashmë Shqipëria e Kosova ndajnë një godinë të përbashkët.
“Krenar me punën e jashtëzakonshme të diplomatëve të Kosovës e Shqipërisë në Gjermani”, tha Cakaj.
Top Channel