Një 33-vjeçar, banues ne Tropojë ka rënë në pranga, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Po kështu, në njoftimin zyrtar policia njofton se është arrestuar edhe një tjetër shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Bëhet fjalë për S. M., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, Kukës.

Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr. 3, në qytetin Kukës duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin R. T., 68 vjeç, i cili ndodhet në spitalin  e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel