Pamje të rralla të ish-bazës së braktisur sovjetike me mijëra tanke, avionë e helikopterë të ndryshkur

27/11/2020 17:31

Një fotografe ka sjellë së fundmi pamje të pabesueshme të fuqisë së dikurshme madhështore të Bashkimit Sovjetik, nga një bazë tashmë e braktisur në Lindjen e Largët të Rusisë.

Në të shihen mijëra mjete luftarake si tanke e avionë MiG-23 që ndryshken prej 25 vjetësh në bazën ish-Sovetike të Sakhalin.

Në bregdetin e qytetit Derbent shihet një mjet ajror detar i kategorisë Societ Lun-Class.

Mjeti masiv është ndërtuar në 1975, por ka mbetur e paprekur në 45-vjetët e fundit.

Pamje të tjera tregojnë dhjetra helikopterë të braktisur, pa helikat apo mjete të tjera të vlefshme.

Pamjet u sollën nga fotografja moskovite Lana Sator e cila udhëtoi përgjatë të gjithë vendit të saj drejt relikave ish-komuniste.

31-vjeçarja mori pamjet e saj me aparat dhe një dron fluturues.

“Unë përpiqem të bëj njerëzit të ndjejnë estetikën, atmosferën dhe energjinë e vendeve të braktisura. Fotot që kam marrë nga ajri duken fantastike dhe të fuqishme. Është një privilegj të jesh e aftë të udhëtosh për të gjetur atmosferën e këtyre vendeve. Këto vende njihen si varreza tankesh në Rusi. Nëse një ditë ato do të nevojiten mund të futen përsëri në shërbim, teorikisht”.

Bashkimi Sovjetik ka pasur ushtrinë më të madhe në botë në vitet 1945 deri në 1991.

Sipas Institutit të Paqes në Stockholm, në vitin 1992 Bashkimi Sovietik zotëronte 20,000 tanke, 1,500 helikopterë, 30000 autoblinda dhe 13,000 topa artilerie.

Tashmë entuziastët rusë të armatimeve, mund të blejnë një tank T-34 të Luftës së Dytë Botërore  për rreth 150,000 euro, pa kapacitete luftimi.

FOTO GALERI
1/10
Trupa helikopteresh te epokes se BRSS

Top Channel