Momentet e adhurueshme kur pastori gjerman tenton të shpëtojë nga tufa e këlyshëve Korgi që nuk i ndahen (video)

27/11/2020 16:38

Pastorët gjermanë njihen për kurajon dhe instinktet e tyre mbrojtëse, por në rastin në fjalë në Kinë, femra nuk tregohet aq e fortë sa duket.

Qenushja tre-vjeçare e quajtur ‘Happy’ ishte xhiruar duke u strukur për të shpëtuar nga një tufë e papërmbajtshme këlyshësh Corgi, që lehnin dhe nuk pushonin duke e ndjekur.

Qeni madhështor duke i trembur dhe nervoz teksa përpiqej të shpëtonte nga qenushët e zhurmshëm.

E zonja e saj, Wang, e cila është stërvitëse qensh, tha se kafsha e saj ka një temperament të ndrojtur por është mësuar të mos tregohet armiqësore ndaj të tjerëve.

Wang është nga qyteti lindor kinez Changzhou dhe tha se incidenti ndodhi kur ajo kishte dalë me qenin e saj dhe shoqet, jashtë pallatit ku jeton.

“Ne po prisnim për shoqet e mia jashtë pallatit, kur një tufë me Korgi doli nga dyqan për kafshë dhe iu ngjitën asaj”, thotë e zonja.

Pamjet u filmuan nga një shoqe e Wang, në të cilat shihet se pastori megjithse i mbajtur nga e zonja përpiqet të shpëtojë nga ushtria e këlyshëve.

“Ajo gjithmonë ka qenë e ndrojtur, që kur ishte këlysh”, thotë 26 vjeçarja Wang, “Gjithmonë e kam mësuar të mos jetë armiqësore ndaj të tjerëve”

FOTO GALERI
1/4
Wang është stërvitëse qensh dhe tha se kafsha e saj ka një temperament të ndrojtur por është mësuar të mos tregohet armiqësore ndaj të tjerëve

Top Channel