Shembet pallati në Durrës/ Ishte dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti i një viti më parë

27/11/2020 15:03

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit së bashku me Bashkinë Durrës, shëmbën këtë pallat 9 katësh me shpërthim të kontrolluar pasi pësoi dëmtime të shumta nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Në trupin e pallatit u hapën 1100 furnela dhe u vendos një sasi prej 40 kg lëndë plasëse.

Bashkia e Durrësit njoftoi të gjithë banorët e lagjes numër 5, ku ndodhej ky pallat, që nga ora 11 deri në orën 6 pasdite të largoheshin nga banesat e tyre dhe të linin dritaret hapur, për të shmangur dëmtimet nga shpërthimi.

Top Channel