Viti 2020 ishte i pazakonte por Pavarësisht se në kushte pandemie, turizmi në Korçë vazhdon.

Janë të shumta pushuesit që fundjavën dhe ditët e pushimit me rastin e festave të nëntori do ti kalojnë ne Korçe. Edhe pse koncepti i festimeve ketë here ka ndryshuar dhe është me i kushtëzuar thuajse te gjitha kapacitetet ne hotele dhe bujtina janë rezervuar.

Krahas fundjavës e cila shënon rritje te shifrave te pushuesve qe vijnë ne Korçe nga qytete te ndryshme te Shqipërisë, prenotimet ketë here janë shtrire edhe ne fillimin e javës qe vjen për shkak te Diteve te pushimit, ndërsa lokalet dhe restorantet janë organizuar per te ofruar pak me tepër argëtim brenda rregullave te diktuara nga ekspertet.

Por edhe pse ka gati nje muaj para festave te fundvitit duket se Korca do te jete perseri e përzgjedhur nga pushuesit pasi rezervime per Krishtlindje dhe Vitin e Ri kane nisur qe tani.

Top Channel