Gruaja vdes nga shembja e tavanit pasi shpëton pesë fëmijët e saj nga zjarri në Rusi

27/11/2020 16:05

Një nënë e pesë fëmijëve ka vdekur dje tragjikisht disa momente pasi shpëtoi fëmijët e saj nga një zjarri i tmerrshëm që ra në shtëpi.

31 vjeçarja Gulnara Kostelnyuk, u vra kur tavani në flakë u shemb mbi të, teksa disa momente më parë ajo kishte shpetuar të gjithë fëmijët e saj nën 14 vjeç, nga shtëpia në flakë.

Zjarri kishte nisur mbrëmë vonë kur familja ishte duke fjetur në Yakutsk, në Lindjen e Largët të Rusisë.

Zjarrfikësit thanë se flakët kishin nisur nga kuzhina prej sobës së gatimit, dhe shpejt ishin përhapur në të gjithë shtëpinë e drunjtë, duke bllokuar hyrjen.

Vendi ishte përfshirë i gjithi nga flakët kur djali i madh 14 vjeçar i Gulnara, ishte zgjuar nga etja dhe vuri në alarm nënën.

Kur e kuptuan që ishin të bllokuar në dhomë, Gulnara nxitoi drejt një dritareje dhe theu xhamin.

Ajo ndihmoi djalin e saj të madh 14-vjecar te dilte jashtë dhe më pas kaloi te ai katër vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël.

Pas evakuimit të fëmijëve, ajo u kuptua se u vra nga një tra që kishte rënë nga tavani në flakë, para se të mund të largohej.

Trupi i saj u gjet nga zjarrfikësit, të cilët erdhën në skenë të thirrur nga fqinjët.

Një nga fëmijët, një vajzë nëntë-vjeçare, ishte shtruar në kujdes intensiv me djegie dhe helmim nga monoksidi i karbonit prej tymit. Doktorët thanë se është në gjendje të stabilizuar.

Fëmijët e tjerë, dy djem, një dhe gjashtë vjeç, dhe një vajzë katër vjeçare kishin plagë të vogla në fytyrë e gjymtyrë.

Ekspertët thonë se një avari në sobën e gatimit mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Bashkëshorti i Gulnara, Aleksey Kostelnyuk ishte në punë kur shpërtheu zjarri.

Burri i shkatërruar nga vdekja e të shoqes tha: “Gruaja ime kujdesej për fëmijët. Nuk e di sesi mund ta përballoj pa të”.

Motra e madhe e viktimës Anastasia tha: “Nëna më mori në telefon rreth orës 4 të mëngjesit. Më tha se Gulnara nuk është më. Ne i thamë fëmijëve më të vegjël se ajo është në spital. Nuk deshëm t’i traumatizonim. Më i vogli është i shokuar. Nëna i vdi

FOTO GALERI
1/8
31 vjecarja Gulnara Kostelnyuk vdiq pasi shpetoi femijet e saj nga zjarri i tmerrshem i shtepise

Top Channel