Foto/ Artisti sirian pikturon Maradonën në muret e shtëpisë së rrënuar

27/11/2020 17:44
Portreti i Maradonës

Artisti sirian, Aziz Esmer, në muret e një shtëpie të kthyer  në rrënojë nga sulmet e regjimit të Asadit, vizatoi portretin e futbollistit argjentinas Diego Armando Maradona i cili ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.

Artisti 36-vjeçar Esmer që jeton në rajonin Binnish të Idlibit, famën e tij e ka fituar duke vizatuar tema të ngjarjeve në Siri dhe në botë në muret e ndërtesave të shkatërruara në bombardimet e regjimit të Asadit.

Së fundmi Esmer vizatoi në muret e shembura të Idlibit portretin e futbollistit të famshëm botëror, Maradona.

Në një deklaratë për AA, Esmer tha se Maradonën e ka ndjekur nga afër kryesisht në periudhën kur luante futboll.

“Ata që e duan Maradonën, do ta mbajnë fotografinë e tij në zemrat e tyre. Edhe ne si popull i Idlibit fotografinë e Maradonës e vizatuam në muret e shembura nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij. Shtëpitë e qytetarëve të Idlibit që e duan Maradonën janë shndërruar në rrënoja. Edhe ne shprehëm dëshirën për t’ia treguar këtë botës“, tha Esmer.

Top Channel