E diel, 25 Prill 2021
12:47
Çmenduri! Makina thyen barrierat dhe futet në mes të sheshit “Skënderbej”

Një makinë ka thyer barrierat dhe është futur në mes të sheshit “Skënderbej”.  Në pamje shihet se makina ka dëme materiale, por nuk dihet nëse ka persona të plagosur.

12:39
FOTO/ Fatos Nano dhe Xhoana votojnë në Mullet

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana janë paraqitur në qendrën e tyre të votimit në Mullet pak minuta më parë.

12:34
“Po ndalon qytetarët të hyjnë për votim”/ Reagon Premçi pas denoncimit të PS: Janë trembur humbësit, po përshëndeteshim!

Në Durrës shtabi socialist atje, në një denoncim të tyre thonë se brenda ambjenteve të shkollës “Njazi mastori”, përfaqësuese të LSI kanë hyrë me bodigardë në qendrat e votimit duke u bërë presion komisionerëve.

12:34
Në Kolësh dhe Morinë verifikimi i votuesve do të bëhet në mënyrë manuale

Në fshatrat Kolësh dhe Morinë verifikimi i votuesve është duke u bërë në mënyrë manuale, pasi pajisjet e verifikimit elektronik nuk janë duke punuar.

12:20
Memaliaj/ Përplasje mes këshilltarit të ministrit Çuçi dhe kandidatëve të PD e LSI

Në Memaliaj ka pasur një konflikt mes këshilltarit të ministrit Bledi Çuçi, Arjanit Arapi dhe dy kandidatëve të PD-së,  Myzafer Elezi dhe atij të LSI-së Albert Malaj.

12:15
“Jemi për mbrojtjen e votës së lirë”/ Nis hetimi për 20 simpatizantë, që ishin grumbulluar pranë një banese dhe bllokuan rrugën

20 qytetarë janë proceduar në gjendje të lirë në Divjakë, pasi akuzohen për “Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

12:09
Rasti i pestë në vend, qytetari kapet duke fotografuar votën në Lunxhëri

Në fshatin Dhoksat të Lunxhërisë një qytetar është kapur nga komisionerët duke fotografuar votën.

12:02
Nis votimi në Nepravishtë, ishte bllokuar për katër orë

Ka nisur votimi në qendrën e votimit 4337 në Nepravishtë, bashkia Libohivë.

11:53
Shkodër/ Tentoi të fotografonte votën, 32-vjeçari shoqërohet në polici

Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës pasi ka fotografuar votën.

11:52
FOTO/ Nusja shkon të votojë përpara dasmës

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një nuse në Kavajë ka shkuar në qendrën e votimit përpara dasmës.

11:35
Tjetër incident/ Qytetari konfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, pse nuk e la të votonte familjarisht. Largohet dhe merr fletën e votimit me vete

Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi.

11:20
Ndërpritet votimi në Libonik, ka debate mes komisionerëve të PS-PD

Në Libonik ka rreth 1 orë që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ. Sipas burimeve bëhet me dije që ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD. Komisionerët e PD-së thonë se punonjësit e  administratës së Bashkisë Korçë janë jashtë dhe për presion kanë marrë vulat dhe janë larguar. Bëhet fjalë për qendrën […]

11:19
Dibër/ Bllokuan mjetin e kryetari të PS, procedohen penalisht dy demokratët

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për dy persona.

11:17
Mesazhi i shefes së vëzhguese të OSBE/ ODIHR: Ne nuk këshillojmë! Për zgjedhjet do dalim me një raport nesër pasdite

Shefja e vëzhguesve të misionit të OSBE/ ODIHR, Urszula Gaçek në një prononcim për mediat pasi ka mbaruar vëzhgimin nga një qendër votimi në Tiranë, ka bërë me dije se vëzhguesit e OSBE/ODIHR nuk janë në Shqipëri për të dhënë rekomandime.

11:14
Zgjedhjet/ Celibashi thirrje drejtuesve të partive: Lërini të qetë komisionerët të bëjnë punën

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje të gjithë anëtareve të partive që të mos ndikojnë në qendrat e votimit.

11:07
Celibashi: Ndërpritet procesi i votimit vetëm në Lekbibaj, shkak konflikt mes komisionerëve

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media tha se procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, përveç qendrës në Lekbibaj, pasi ka ndodhur një konflikt mes komisionerëve.

11:00
Zgjedhjet e 25 prillit/ Ja qytetet ku në qendrat e votimit janë hasur probleme me identifikimin biometrik

Ndërsa procesi i votimit ka nisur zyrtarisht që në orën 07:00, në disa qarqe ka pasur vështirësi, e në disa prej tyre ende nuk kanë filluar qytetarët të votojnë.

11:00
Pjesëmarrja në rang vendi/ Ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 11:00

Deri në orën 11:00 të mëngjesit kanë votuar 20.3 përqind e qytetarëve.

10:58
Presidenti nga Elbasani për Top Channel: Sot dita e Sovranit! Kam besim te populli, të dalim model në sytë e botës

Presidenti Ilir Meta nga Elbasani në një intervistë për Top Channel me tone të qeta tha se sot është dita e sovranit, dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime.

10:53
Probleme në Sarandë/ Mosfunksionim të pajisjes së identifikimi biometrik

Më qendrën e votimit 4662/2 në kopshtin nr 1 Sarandë,nuk punon pajisja e identifikimi biometrik.

10:50
Katër qendra votimi në Lezhë nuk kanë nisur ende procesin

Katër qendra votimi në Lezhë nuk kanë nisur ende procesin e votimit, për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve elektronike.

10:45
Votimi në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë vijon manualisht

Gazetarja Anila Hoxha ndodhet në shkollën “Mihal Grameno” në Tiranë, përkatësisht qendra e votimit 1714, ku procesi i votimit vijon manualisht.

10:40
Denaj pas votimit: Ditë shumë e rëndësishme për shqiptarët

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht  kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi sot në Qendrën e Votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.

10:39
Ministrja Manastirliu voton: Vendimi i sovranit sot do të përcaktojë drejtimin e Shqipërisë në dekadat e ardhshme

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka hedhur votën e saj vetëm pak minuta më parë në shkollën “Jeronim De Rada”.

10:36
Voton kryeministri Rama dhe bashkëshortja Linda: Zbrisni në fushë dhe gjuani penalltinë

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë votuar në qendrën e votimit në Surrel.

10:30
Tjetër rast i fotografimit të votës, bllokohet për 30 min procesi në Vlorë

Qendra e votimit 44 71 në qytetin e Vlorës është bllokuar për 30 minuta, pasi një votues është kapur duke fotografuar votën.

10:17
Dritan Leli poston foton familjare dhe kujton babain e ndjerë. I uron shqiptarëve zgjedhje të mbara

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli në ditën e zgjedhjeve ka kujtuar babain e tij të ndjerë, ku thotë se në këtë ditë të rëndësishme ai i udhëhiqte.

10:10
Albin Kurti voton në njësinë numër 5 në Tiranë: Uroj ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar sot në njësinë numër 5 në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Kurti u shpreh se moti është i mirë dhe kështu do të jetë deri në mbrëmje.

10:06
Tiranë/ Fotografoi votën dy herë! Njëherë për PD dhe pastaj LSI-në, ja kush është qytetari që u arrestua

Top Channel mëson se tek shkolla Çajupi në Tirane një qytetar ka tentuar të fotografojë votën.

10:00
Balla voton në Librazhd: Qytetarët të dalin të votojnë, humbësi të pranojë rezultatin

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka votuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Librazhdit.

09:59
EMRI/ Shkoi për të votuar, por qytetari rezulton votues i dyfishtë. Ja ku është evidentuar rasti

Një rast i pazakontë në këto zgjedhje është hasur në Poliçan.

09:54
Në 4 qendra të Shijakut s’ka nisur votimi, shkak mungesa e operatorëve

Në të paktën 4 qendra votimi të bashkisë Shijak nuk ka nisur ende votimi për shkak të mungesës së operatorëve, apo problemeve në funksionimin e pajisjes së identifikimit biometrik.

09:45
Provon tre gishta, por nuk ia ‘qëllon’/ E moshuara në Vlorë has probleme me identifikimin biometrik

Një e moshuar, në Vlorë, ka hasur probleme me identifikimin biometrik të të dhënave të saj. Situatën e ka ndjekur nga afër gazetarja e “Top Channel” Juli Ristani, e cila ka parë nga afër faktin që zonja ka përdorur tre gishta, por kjo nuk ka mjaftuar që të bëhet identifikimi i saj.

09:40
KQZ: Në 230 Qendra Votimi problematika me aparaturat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se deri tani procesi i votimit po vijon normalisht.

09:34
“Pak presion që punën ta bëni sa më mirë”- Ambasadori Soreca shkon në qendrën ku votohet elektronikisht. Ja mesazhi i tij

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri,  Luigi Soreca ka zbritur në terren për të parë nga afër procesin e votimit elektronik në shkollën “Dora D’istria”.

09:28
“Vota më e fortë se plumbi”/ Veliaj voton: Le ta kthejmë në një ditë feste!

Kreu i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e tij Ajola votuan pak më parë.

09:27
Ndërpritet procesi i votimit në Shkozë, prishet pajisja elektronike që printonte të dhënat e qytetarëve

Gazetarja Anila Hoxha, e cila është duke raportuar nga shkolla ‘Marilo Gorezi’ në Shkozë, ka njoftuar se është bllokuar procesi i votimit.

09:23
Votimi nis një orë me vonesë në Bathore

Votimi kl nisur një orë më vonesë në zonën e Bathores.

09:20
Në Roskovec bllokohet pajisja e identifikimit biometrik

Në Bashkinë Roskovec, në qendrën e votimit në Kuman është bllokuar pajisja e identifikimit biometrik.

09:20
“Kjo është dita juaj”/ Yuri Kim nga Shkodra: Nuk mbështesim asnjë parti, vetëm shqiptarët! Votoni të lirë

Nga Shkodra ambasadorja Yuri Kim ku po monitoron procesin zgjedhor, bëri një apel për qytetarët.

09:17
E pazakontë/ Qytetarët votojnë në kontejnerë në zonën e Bulevardit të ri në Kashar

Një gjë e pazakontë po ndodh në këto zgjedhje, ku banorët e Bulevardit të ri në Kashar po votojnë në kontejnerë.

09:09
Probleme me pajisjen/ Qytetarët në pritje prej në Durrës

Qytetarët kanë dy orë që presin në një prej qendrave të votimit në Durrës.

09:08
Zgjedhjet/ Policia e Shtetit del me njoftim zyrtar: Ka përfunduar dorëzimi i objekteve të përcaktuara si QV. Nuk janë konstatuar probleme

Policia e Shtetit njofton se në të gjithë vendin ka përfunduar dorëzimi i objekteve të përcaktuara si qendra votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje që prej ditës së djeshme.

09:06
Voton kreu i PD, Basha: Dilni dhe votoni masivisht, për të ardhmen tuaj

Kreu i PD Lulzim Basha ka votuar në qendrën e tij të votimit.

09:02
Procesi i votimit në Laç/ 56.051 zgjedhës pritet të paraqiten në qendra

Në qytetin e Laçit përkatësisht në KZAZ 15 pranë Shkollës “At Shtjefën Gjecovi”. 

09:00
Identifikimi biometrik sjell probleme edhe në Peqin

Probleme me identifikimin biometrik të qytetarëve është hasur edhe në Peqin. Mësohet se në ato qendra votimi ku nuk punon pajisja e identifikimit biometrik ka vazhduar identifikimi manual i tyre.

08:57
Voton Taulant Balla, shoqërohet nga djali i vogël dhe bashkëshortja

Numri dy i PS Tauant Balla ka votuar, ndërsa shoqërohej nga djali i tij i vogël dhe bashkëshortja.

08:48
Zgjedhjet/ Edhe në Sarandë probleme me identifikimin biometrik të votuesve

Në qendrën e votimit KZAZ 57 , Shkolla Petro Sota, në Sarandë janë hasur probleme me pajisjen që bën identifikimin elektronik. Në këtë qendër votimit pritet të votojnë 44265 qytetarë, 20922 femra – 23343 meshkuj

08:47
Procesi i votimit vijon normalisht në qarkun e Vlorës

Edhe në qarkun e Vlorës procesi i votimit ka nisur normalisht.

08:38
Votimi elektronik! Risia në njësinë 10 në Tiranë. Procesi vijon pa probleme

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ishte në njësinë 10 në Tiranë nga ku ndoqi nga afër procesin e votimit elektronik, si një risi që provohet për herë të parë në këto zgjedhje.

08:28
Probleme në 20 qendra votimi në Lushnje/ Mungesë operatorësh dhe mosfunksionim i pajisjeve identifikuese

Në Lushnje janë rrethe 20 qendra votimi që nuk kanë nisur procesin e votimit.

08:27
Nisin problemet/ Në qendrat e votimit në Korçë prishen pajisjet e identifikimit biometrik

Në orën 07:00 ka nisur votimi në të gjithë vendin, me përjashtim të disa qendrave të votimit ku ka pasur mungesë të komisionerëve.

08:18
Voton Gramoz Ruçi: Sot fiton qytetaria e shqiptarëve, kush mundohet ta bëjë pis do të pendohet

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar rreth orës 8:00, në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik në Tiranë.

08:13
Hapet procesi i votimit edhe në Lezhë/ Pritet të paraqiten 173.899 qytetarë

Votimi në Lezhë ka nisur në orën 7:00 rë mëngjesit.

08:06
Probleme në një qendër votimi në Kavajë, pajisjet nuk punojnë

Në bashkinë e Kavajës janë 64 729 votues në 89 qendra dhe pesë njësi administrative.

07:56
Nis procesi i votimit edhe në Korçë

Edhe në qarkun e Korçës ka nisur procesi i votimit.

07:55
Policia e Shtetit kalon në gatishmëri, 5200 efektivë pranë qendrave të votimit

Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri. 5200 punonjës policie janë pranë qendrave të votimit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në to.

07:49
Parashikimi i motit/ Diell dhe rritje temperaturash në këtë ditë votimesh

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:47
Procesi i votimit në Kukës/ Probleme me përdorimin e pajisjeve elektronike

Në Kukës të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë në orën 7.

07:45
Foto-lajm/ Në Njësinë 10 Tiranë, në 32 vendvotime votohet përmes pajisjes elektronike

Në Njësinë 10 në Tiranë, në 32 vendvotime votohet përmes pajisjes elektronike.

07:39
Nis votimi në Fier/ Pritet të paraqiten 403 mijë zgjedhës

Procesi i votimit ka nisur edhe në qarkun e Fierit, ku pritet të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e re 77732 votues.

07:33
Zgjedhjet nisin me probleme në Devoll/ Disa komisionerë s’paraqiten

Devolli ka nisur me probleme ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin.

07:28
Monika Kryemadhi voton e para, sapo hapen kutitë e votimit

Vetëm 1 minutë pas hapjes zyrtarisht të procesit të votimit, ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila ka votuar e para sot në qendrën e votimit te kopshti 31 në njësinë 5.

07:23
Foto/ Rrëshqitje dheu në Pogradec, evakuohen disa banorë

Në lagjen nr.5 e njohur si “Përroi i Çaprazit në Pogradec ka pasur rrëshqitje dheu gjatë natës.

07:20
Procesi i votimit në Elbasan/Paraqiten qytetarët e parë

Procesi i votimit ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit, ku qytetarët e parë janë drejtuar për të shprehur vullnetin e tyre.

07:19
Zgjedhjet/ “Përtej partive e dasive”/ Rama mesazh: T’i shprehim bindjet me votë, Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një mesazh me nisjen e hapjes së procesit të votimit.

07:05
“Për Kushtetutën, për Republikën”/ Presidenti Meta voton i pari, apeli: Votoni më të ndershmit, çdo gjë mbrohet me votë!

Ashtu siç e kishte lajmëruar një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, votoi ditën e sotme në orën 07:00, orar ky që përkon dhe me hapjen e procesit të votimit.

06:54
Përfaqësuesit e ODIHR vëzhgues në qendrën e votimit të presidentit Meta

Vëzhguesit e ODIHR kanë mbërritur 20 minmuta oara hapjes së procesit të votimit, në kopshtin 31 ku voton presidenti Ilir Meta. Sot është hapur procesi i votimit ku pritet të shprehin vullnetin e tyre 3.5 milionë zgjedhës. Për të qenë në krye të qeverisë garojnë 12 parti dhe koalicione.

06:48
Zgjedhjet 2021/ Organizatat ndërkombëtare ‘zbarkojnë’ në terren, ENEMO dhe IEOM do jenë prezente në Tiranë dhe Elbasan

Sot në orën 07:00 nis votimi për zgjedhjet parlamentare 2021. Ashtu siç është mësuar në ditët në vijim organizatat ndërkombëtare do të jenë në terren për shikuar nga afër procesin e votimit.

06:16
SHBA, injektohen 225,6 milionë doza vaksinash kundër COVID-19

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë se deri mëngjesin e së shtunës në vend ishin injektuar 225, 640, 460 doza vaksinash kundër koronavirusit dhe se ishin shpërndarë 290,685,655 doza.

05:58
Enjtja e duarve/ Shkaqet dhe trajtimet e shpejta në shtëpi

Ënjtja e duarve është diçka që ndodh rëndom si pasojë e akumulimit të lëngjeve brenda indeve. Ajo është shkak i shumë faktorëve, ku përfshihen: ndryshimet në temperaturë por edhe sëmundjet e fshehura.

05:30
Si po ndikon pandemia në gjumin tuaj? Çfarë duhet të dini

Një numër në rritje i njerëzve kanë raportuar shqetësime në lidhje me gjumin që në fillim të pandemisë COVID-19. Të përmirësosh cilësinë e gjumit është e rëndësishme jo vetëm për parandalimin e COVID-19, por edhe për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

05:05
Këto 3 shenja të Zodiakut presin fitime të majme në maj

Maji është një muaj i madh ndryshimi, Venera hyn në shenjën e Demit dhe sjell një valë energjie pozitive

03:36
Efekti i vaksinimit/ Ndodh për herë të parë në 10 muaj, asnjë i vdekur në Izrael

Vaksinimi po jep rezultat. Izraeli nuk regjistroi asnjë vdekje ditore nga covid-19, për herët të parë në 10 muaj, ndërsa fushata e vaksinimit vijon të përparojë më ritme të shpejta.

03:03
Zbulohen pacientët zero në Veneto të Italisë, ishin dy turistë nga Wuhani

Pas muajsh të tërë dilemash e hamendësimesh, analizat e gjakut tashmë nuk lënë më shteg për dyshim: pacientët zero të Covid 19 në Veneto të Italisë, kanë qenë dy turistë nga Wuhani i Kinës, qyteti ku lindi sëmundja që pushtoi ngadalë të gjithë botën.

02:42
Indi, pacientët po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit

Spitalet indiane thonë se pacientët e tyre po vdesin për shkak të mungesës së oksigjenit pasi numri i rasteve të Covid dhe vdekjet vendosën rekorde të reja 3 ditë rresht. India ka regjistruar gati një milion infeksione në tre ditë, me 346.786 raste të reja brenda natës deri ditën e sotme.

02:14
Afganistan, 4 oficerë të inteligjencës në mesin e 6 të vrarëve në Kabul

Katër zyrtarë të inteligjencës, një pedagog universiteti dhe një nëpunës civil u vranë në sulmet në kryeqytetin e Afganistanit.

01:43
Mianmar, shkon në 745 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 745.

01:21
Shkodër, shpërthim me eksploziv në qendër të qytetit

Një shpërthim me lëndë plasëse sapo është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.

01:11
Shqipëria është gati për zgjedhjet/ KQZ shpërndau të gjitha materialet zgjedhore në 12 qarqe

Shqipëria voton pas rreth 7 orësh në zgjedhjet parlamentare. Në të shtunën e heshtjes zgjedhore, autoritetet kanë vijuar përgatitjet për procesin e votimit sot.

00:55
Valencia në krizë financiare, sakrifikon Jose Luis Gaya

Situata e vështirë që po kalon Valencia, ka detyruar drejtuesit e klubit të nxjerrin në merkato disa nga yjet e skuadrës.

00:49
Nadal-Tsitsipas finalja e madhe e turneut të Barcelonës

Rafael Nadal siguroi finalen e parë të sezonit, teksa mposhti në vetëm dy sete bashkëkombasin e tij Pablo Carreno Busta. Finalja e 12 në karrierë për “mbretin e fushave me dhe” në Barcelonë, e vlen të theksohet gjithashtu fakti se në kryeqendrën e Katalunjës Rafa krenohet me plot 11 tituj, pra në mënyrë të kuptueshme veterani spanjoll nuk ka humbur qoftë edhe një finale të vetme përsa i përket Trofeut Conde de Godo.

00:38
Giuffredi: Hysaj lojtar i klasit të parë, meriton një klub të madh

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi është rikthyer të flasë për mbrojtësin kuqezi, duke e cilësuar si një nga më të mirët në sfidën që Napoli fitoi me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Lazios të enjten në mbrëmje.

00:20
Chelsea fiton derbin me West Ham dhe kap vendin e 4-t

Chelsea afrohet gjithnjë e më shumë me objektivin Champions. Blutë e Londrës triumfuan në derbin ndaj West Ham duke mposhtur një rival direkt për 4-shen e parë të Premier League dhe duke u ngjitur në vendin e 4-t në kuotën e 58 pikëve.

E shtunë, 24 Prill 2021
23:57
Reali i Madridit ngec ndaj Betis, titulli një “mirazh”

Barazimi i tretë pa gola në 4 ndeshjet e fundit për Realin e Madridit që u ndal edhe nga Real Betis në Alfredo Di Stefano duke humbur një shans të mirë për të kapur Atleticon në vendin e parë të kampionatit.

23:42
28 zarfe me para për të blerë vota, arrestohen dy përfaqësues të LSI

Dy shtetas janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë duke blerë vota. Sipas policisë në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

23:36
U tha se është shoqëruar në komisariat, reagon kandidatja e LSI: Erdha vetë për të bërë denoncim!

Pas qarkullimit në media të lajmit se kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Mimoza Trimi është shoqëruar në polici ka ardhur edhe reagimi i saj.

23:03
“Më fal që nuk të dhashë jetën që meriton!”, babai që vuan nga një sëmundje e rrallë surprizon vajzën e tij të vogël

Nuk ka vështirësi më të madhe kur jeta të vendos përballë problemeve shëndetësore dhe atyre ekonomike.

22:57
Përplasja Meta-Yuri Kim jehonë në mediet amerikane/ “Washington Post”: Presidenti tha se SHBA mund ta sulmojnë me raketë

Përplasja mes presidentit Ilir Meta dhe ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka bërë jehonë dhe në mediet amerikane.

22:29
Nuk takohen prej më shumë se një viti, gruaja surprizon mikun e saj të ngushtë nga shtëpia e të moshuarve

Pandemia e Covid-19 është një ndër problemet më të mëdha me të cilat po përballet e gjithë bota.

22:05
Aktivistja e PD-së dhunohet në Divjakë/ Reagon spitali

Spitali i Lushnjes ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur me aktivisten e PD-së, Elsa Bita, e cila tha se  është goditur nga shefi i policisë së Divjakës, Altin Shehu.

21:41
Jahti i ri 100m i gjatë manovrohet mes kanaleve të ngushta holandeze, drejt Detit të Veriut për testime (fotot)

Pamjet e pabesueshme të një jahti të ri gati 100 metra të gjatë që manovrohej me kujdes në kanalet e ngushta ujore të një qyteze holandeze, janë kapur në një seri fotosh impresionuese.

21:31
I ndjek çdo ditë nga ekrani, gjyshja 85-vjeçare surprizohet nga çunat e “Fiks Fare”

Televizori është ekrani ku ne kalojmë një pjesë të madhe të ditës dhe ndodh që për personazhet që shfaqen të krijojmë edhe simpati.

21:31
Pak orë na ndajnë nga zgjedhjet/ Ku dhe kur do të votojnë krerët e shtetit, Meta “hap” procesin

Shumë pak orë na ndajnë nga procesi i votimit në vendin tonë, i cili do të nisë në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

21:15
Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me motorin, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku një makinë është përplasur me një motor.

21:01
FOTOT/ Britanikët dalin për birra, dynden nëpër parqe dhe lokale

Britanikët janë dyndur nëpër parqe dhe në ambientet e jashtme të bareve, duke përfituar nga koha e mirë.

20:59
Ku e pozicionon shteti gjerman vendin tonë/ Shqipëria ndër më të mbrojturat nga Covid

Një artikull gjerman e ka pozicionuar Shqipërinë si vendi më i mbrojtur nga Covid-19.

20:55
Dënohen për skllavëri çifti i pronarëve/ I premtuan punë filipinases por e mbajtën tre vjet shërbëtore (fotot)

Një grua është mbajtur si skllave për tre vjet në një shtëpi në Australi, nga një çift që e kërcënonte me çdo mënyrë që të mos largohej nga vendi.

20:45
5427 policë në zgjedhje/ Ushtria zëvendësoi forcat e rendit në sigurinë e objekteve

Na ndajnë më pak se 12 orë nga hapja e kutive të votimit. Nesër më 25 prill shqiptarët kanë një provë të fortë demokracie. Kjo ditë dhe standardet që do të krijohen nga këto zgjedhje do jenë një hap i rëndësishëm në lidhje me demokracinë dhe fatin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

20:37
Ligji i pengon të marrin pjesë në zgjedhje, burime për TCH: Vetëm 73 të burgosur në burgun e Drenovës do të votojnë

Në burgun e Drenovës vuajnë dënimet 470 të burgosur. Nga këta, ne lista e votimit janë 265 te burgosur, pasi pjesës tjetër nuk ju lejohet te votojnë për shkak te veprave te rënda për të cilat janë dënuar.