Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor dhe ka vënë në pranga katër persona, të cilët kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre.
Të arrestuarit janë shtetasit Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në pronësi të këtyre shtetasve policia gjeti të kultivuara bimë narkotike.
Njoftimi i plotë i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraçi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës.
Gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 persona që kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, si rezultat i kontrollit të territorit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u finalizua operacioni policor i koduar “Naraçi”, në kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:
Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.
Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim”.
Top Channel