Një banorë i fshatit Mab të Lezhës ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën e plehrave në rubrikën ‘Ti Raporton’, në Top Channel.

Bashkangjitur disa fotove ku duken kosha të tejmbushur e plehra të hedhura në tokë, banori shprehet se askush nuk shkon për ti pastruar dhe kjo situatë vijon prej 10 ditësh tashmë.

Për banorët e zonës, situata është e papranueshme pasi çdo ditë në grykëderdhje ujërat e Drinit sjellin pirgje me mbeturina.

Lumi Drin, i cili përshkon qytetin e Lezhës mund të ishte një atraksion më vete për turistët në Lezhë, por edhe mundësi shumë e mirë për gjenerimin e të ardhurave për bizneset në qytet. Por ndotja në të dy brigjet e tij, jo vetëm që nuk mund të tërheqë turistët, por krijon një pamje aspak të këndshme edhe për banorët e zonës.

Top Channel