Talebanët: Asnjë zgjatje e afatit të evakuimit nga Afganistani

24/08/2021 18:00

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha sot se Shtetet e Bashkuara duhet të përfundojnë evakuimin e njerëzve nga Afganistani deri më 31 gusht, që është afati i fundit i vendosur nga presidenti amerikan, Joe Biden për tërheqjen e trupave amerikane nga ai vend.

Mujahid vuri në dukje se talebanët nuk do të pranojnë asnjë zgjatje të atij afati, raporton AP. Ai shpjegoi se jeta në vend “po kthehet në normalitet”, por se “kaosi në aeroport është një problem”.

Mujahid gjithashtu tha se ai nuk dinte asgjë për ndonjë takim midis udhëheqësit taleban, Abdul Ghani Baradar dhe drejtorit të CIA-s, William Barnes në Kabul të hënën.

Top Channel