Instruktorja me bikini sulmohet nga iguana që i prish meditimin në plazhin piktoresk (fotot)

24/08/2021 17:50

Një përdorues i rrjeteve sociale publikoi momentet qesharake kur instruktorja e meditimit joga u kafshua nga një iguana e egërsuar, teksa praktikonte paqësisht në bregun e detit.

Pamjet janë bërë virale në rrjet.

Instruktorja e palestruar dhe me abronxature ‘të fortë’, shihej që bënte zgjatjet e saj në bregun piktoresk të detit me rërë në ngjyrë të florinjtë.

Por megjithë ushtrimet e saj paqësore, hardhuca e madhe i afrohet dhe nuk i reziston dot tundimit ta kafshojë në majë të gishtit, raporton rrjeti LADbible.

Më shumë se tre milionë njerëz kanë parë videon zbavitëse, pa u përcaktuar nëse tërhiqen më shumë nga incidenti apo nga trupi joshës i instruktores atletike.

Skenat fillimisht relaksuese, kthehet në kaotike teksa gruaja e trembur thotë: “Ouu! Kjo dreq më kafshoi gishtin!”

Më vonë gruaja i përgjigjej opinioneve online: “Të gjithë thonë se duhet ta kisha parë kafshën. Unë e pashë kafshën se i gjithë plazhi ishte i mbushur me iguana, unë u jap përherë ushqim atyre, por nuk më kishte kafshuar ndonjëra deri tani”.

Një prej komentuesve shkruante: “Nuk po qeshim me faktin se si të kafshoi, por sesi qëndroi aty më pas për të parë reagimin tënd”.

Një tjetër shkruante: “Kam jetuar prej 10 vjetësh në një ishull tropikal dhe kjo është hera e parë që shikoj një iguana të kafshojë dikë.”

Iguanat jetojnë kryesisht në Amerikën Qendrore, Jugore e në Karaibet. Ekspertët thonë se ato nuk sulmojnë njerëzit por nëse kafshojnë mund të shkaktojnë prerje serioze prej dhëmbëve  “shumë të mprehtë”.

Rrjeti i dashamirësve të kafshëve The Pet Enthusiast shkruan: “Kafshimi i iguanës nuk është helmues, por mund të shkaktojë dëm të konsiderueshëm”.

“Iguanat kanë gjendra helmi por ato janë të atrofizuara (të vdekura) që prodhojnë vetëm helm të dobët. Por kafshimet mund të dëmtojnë gishtërinjtë, kyçet, kaviljet apo fytyrën”.

FOTO GALERI
1/3
Instruktorja e meditimit joga u kafshua nga një iguana e egërsuar, teksa praktikonte paqësisht në bregun e detit.

Top Channel