17 persona humben jetën të hënën nga COVID-19, ndërsa u shënuan mbi 1 mijë raste të reja të infektimit.

Si pasojë janë shtuar dukshëm edhe rastet aktive në nivel vendi.

Tashmë kanë kaluar mbi 20 mijë numri i rasteve aktive në nivel vendi.

“Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566. Në total numri i rasteve aktive është 20.467”, thuhet në raportin e ditës së hënë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA