Vranë administratorin e plagosën klientët, asnjë gjurmë e atentatorëve

24/08/2021 11:07

Një i vrarë dhe pesë të plagosur është bilanci i një atentati i tipit mafioz në Lushnje.

Viktima Bledar Muço ishte pronar i bar ‘Pedonales’ në qendër të këtij qyteti.

Ai ka mbetur i vdekur nga plumbat e kallashnikovit që dolën mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:00 në këtë qytet.

Autorët ende nuk janë kapur, por sipas dëshmitarëve në vendngjarje ata kanë qenë dy persona me maska dhe kanë gjuajtur nga dritarja e makinës tip ‘Golf’ pa targa me ngjyrë të bardhë.

Të plagosurit janë Sara Cici, Sara Cauli, Majlinda Gjyla ,Ervis Tafa e Judmir Velo, i cili është dhe kunati i Bledar Mucos.

Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po marrim shërbimin mjekësor në spitalin e Lushnjes.

Mësohet se përveç Judmir Velos, i cili ka qenë në tavolinë me Muçën personat e tjerë të plagosur kanë qenë ulur në lokal ku plumbat kanë depërtuar deri në brendësi!

Në momentin e atentatit bulevardi ka qenë i populluar, krismat e armëve kanë terrorizuar kalimtarët.
Shënjestra e atentatit mbeti i vdekur në vend dhe nuk ka qenë person i skeduar më parë.

Dyshimet e policisë lidhen me bandën e Hakmarrjes për Drejtësi, te cilët prej vitesh operojnë ne këtë qytet me disa biznese. Viktima ishte dhëndër i Roland Shytit dhe kishte për grua mbesën e tij dhe administronte bar ‘Pedonalen’.

Pas ngjarjes autorët dogjën makinën tip ‘Golf’ poshtë urës se trenit te Rrogozhinës ne fshatin Thanasaj. Policia gjeti brenda mjetit te djegur dy armët kallashnikov. Ndërkohë ne hyrje dhe dalje te qytetit u ngritën postblloqe te shumta për kapjen e autorëve te ngjarjes.

Top Channel