Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë, Shqipëria do të ishte në radarët e mi Regjistrimet në klasat e para e të 10 vijojnë online, pavarësisht rekomandimeve për një fazë regjistrimi fizik për shkak të vështirësive me të cilat është shoqëruar procesi.
Në Elbasan regjistrimi online po zhvillohet në 18 shkollat e zonës urbane, ndërsa në 38 shkolla të zonave rurale procesi i regjistrimit kryhet fizikisht.
Duket se në fazën e dytë janë krijuar disa lehtësira dhe deri tani janë regjistruar 70 % e nxënësve krahasuar me pritshmëritë.
Procesi është shoqëruar me vështirësi dhe problematika, për pasojë për regjistrimet në klasat e para dhe të 10 kanë ndihmuar dhe specialistët e zyrave të Adisa-s. Duket se në këtë fazë janë marrë parasysh disa prej kërkesave të prindërve për përzgjedhjen e shkollës.
Top Channel