Top Channel/ Vlora sërish pa ujë, një defekt i rëndë “paralizon” qytetin
11/05/2026 23:21

Rikthehen problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Vlorë. Qyteti ka mbetur pa ujë pas një defekti të regjistruar në një prej tubacioneve kryesore të rrjetit të ujësjellësit. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njoftoi se shkak i ndërprerjes është një avari e rëndë në tubacionin 500 mm, pranë zonës së “Miramare”, çka ka sjellë stakimin e të gjitha stacioneve të furnizimit me ujë në qytet. Grupet teknike u angazhuan menjëherë në terren dhe do vijojnë punën gjatë natës për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë. Aktualisht po pritet rënia e presionit të ujit, në mënyrë që specialistët të ndërhyjnë për riparimin e plotë të defektit. Mësohet se do të vendoset një fashetë speciale, e cila do të izolojë plotësisht çarjen në tubacion. Për momentin furnizimi me ujë është ndërprerë në të gjithë qytetin, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat të saktë për rikthimin e shërbimit. Kjo nuk është hera e parë që Vlora përballet me probleme të tilla. Në dhjetor të vitit të kaluar, qyteti mbeti për disa ditë pa ujë, pasi një nga tubacionet qendrore pësoi dëmtime të rënda, duke detyruar ndërhyrjen me pajisje të specializuara të ardhura nga jashtë vendit.

Top Channel/ Betejë zjarr-gaz te Kryeministria! Sërish kaos në Tiranë, “luftë” mes palëve
25/10 22:48
Top News- 13 ditë protestë në Tiranë/ Jo dialogut me kryeministrin, gurë drejt policisë
25/10 22:30
Top News – Tifozi i ‘TKZ’ rrezikon syrin. Kreu i fshf mesazh për 28 vjeçarin e lënduar në protestë
25/10 22:00
Top News- ‘Shpenzimet u mundësuan nga shteti’/ Rama repliklon me motrën e protestuesit të plagosur
25/10 21:00
Top Channel/ Thyhen xhamat e Kuvendit, një grup të rinjsh sulmuan katin e parë, policia s’reagoi
25/10 20:17
Top Channel/ Incidentet në protestë, të rinjtë hodhën sërish gurë dhe përplasen me policinë
25/10 20:16
Top Channel/Studentët & dialogu në 2 epoka, krahasimi me të rinjtë e viteve 1990 sonte në Exclusive
25/10 19:57
Top Channel/ Mbërrin në Itali Erjon Vishkulli, Rama replikë me motrën e të riut për kurimin jashtë
25/10 19:45
Top News- Dita e 13-të e protestës, të rinjtë hedhin kapsollë para kryeministrisë
25/10 19:33
Top Channel/ Përplasje e ashpër pranë Kryeministrisë/ Policia përdor spraj me piper drejt protestuesve
25/10 18:54
Top Channel/ Protestuesit i heqin pllakat metalike bizneseve, sulmojnë një bankë të nivelit të dytë
25/10 18:28
Top Channel/ Hidhen gurë drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz, nisin shoqërimet
25/10 18:17
Top Channel/ Polici preket nga fjalët e protestuesit: Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju
25/10 17:13
Top Channel/ Nis hedhja e kapsollave para Kryeministrisë, policia bën gati autobotet e ujit
25/10 16:58
Top News- ‘Sigurova transportin me avion charter’/ Rama flet për plagosjen e të riut më plumb gome
25/10 15:34
Top Channel/ Elbasan, thahen qershitë/ Thatësirat e zgjatura, dëmtohen gjysma e pemëve
25/10 15:26
Top Channel/ Protestë te ministria e Arsimit/ Të rinjtë mblidhen sërish për protestë, policia…
25/10 15:25
Top Channel/ Shiu prish planet e protestuesve/ Të rinjtë mblidhen para ministrisë së arsimit
25/10 15:24
Top News- 28-vjeçari niset drejt Italisë/ Mjekët: Duhet të kryhet një ndërhyrje e dytë në sy
25/10 15:22
Top News- Postimet në Facebook e maskimi në protesta/ Rama prezanton paketën e re kundër dhunës
25/10 15:11