Apeli lë në fuqi pafajësinë për Izmir Sakicën, Samul Trashanin dhe Alind Kajoshin për një nga akuzat, zbaton amnistinë për dy të tjerat
Partia Demokratike, Dega Lezhë, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ndaj ish-kreu i kësaj dege, Sokol Toma, duke e dënuar me forcë aktin e dhunës të ushtruar ndaj tij.
Në reagimin zyrtar, PD Lezhë e cilëson këtë ngjarje si tronditëse dhe të papranueshme për një shoqëri demokratike, ndërsa i bën thirrje Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha institucioneve ligjzbatuese që të veprojnë me përgjegjësi dhe urgjencë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.
Reagimi i plotë i PD, Dega Lezhë:
Partia Demokratike, Dega Lezhë, dënon aktin e rëndë të dhunës të ushtruar ndaj ish-funksionarit të forcës sonë politike, Sokol Toma.
Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe të gjithë vendin.
I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë. Çdo vonesë, heshtje apo tentativë për të relativizuar raste të tilla vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe inkurajon klimën e pandëshkueshmërisë.
Partia Demokratike, Dega Lezhë, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Sokol Tomën dhe familjen e tij, duke uruar shërim sa më të shpejtë. Lezha dhe gjithë Shqipëria kanë nevojë për rend, siguri, drejtësi dhe institucione që funksionojnë në shërbim të qytetarëve, jo të pushtetit.
Top Channel