E rëndë në Vlorë, gjendet e mbytur 32-vjeçarja, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj Mes simbolit të shqiponjës dhe numrit 7 që ishte ironi ndaj SPAK për kushtet në kafaz, ish-presidenti Ilir Meta ndaj të cilit rëndojnë tre akuza, e nisi gjyqin duke përshëndetur deputetët dhe mbështetësit qe ishin prezentë.
Biseda e Metës me deputetët:
Bujar Leskaj: President, si je?
Meta: Jam mirë, jam i fortë
Flamur Noka: A je mirë?
Meta e përshëndet dhe nuk dëgjohet: Akustika, akustika… xhami.
Avokatët dhe mbështetësit e Metës kërkuan që procesi të transmetohej drejtpërdrejtë mbasi sipas tyre kjo praktikë ishte ndjekur edhe ndaj armiqve të Enver Hoxhës, por edhe gjatë demokracisë për gjykimet më të rëndësishme.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, gjykata nuk e pranoi kërkesën me arsyetimin se shkelet prezumimi i pafajësisë dhe privatësia e dëshmitarëve.
Mbështetësit e ish presidentit pretenduan se 200 persona të tjerë kishin mbetur jashtë dhe nuk ishte bërë e mundur prania e tyre si publik. Duke kujtuar ambientet e kufizuara gjykata komentoi: gjykimi nuk është miting.
E ulur pranë ish bashkëshortit Monika kryemadhi ironizoi me ambientet e reja që sipas saj janë model amerikan ndonëse atje edhe vrasësit seriale nuk mbahen në kafaz por ulen me avokatin përkrah.
Kjo ishte mbështetja e Monikës për Metën mes të cilëve qëndron në xham qelqi i kafazit
Leximi i kërkesës nga ana e SPAK u shoqërua me ironi nga avokatët të cilët kur prokurori lexoi episodin rreth CEZ/DIA, duke përmendur një mesazh e meta ja kishte dërguar Kastriot Ismailaj ku thoshte më duhen 200. Mbrojtja e Kryemadhit dhe Metës njëzëri komentuan: e sigurt që s’janë 200 mijë bluza se ishte kohë fushate? SPAK kërkoi ndërhyrjen e gjykatës qe disa herë në gjykim kërkonte qetësi nga palët
Prokurori tha se hetimet nisë mbas denoncimit të Romeo Karaj në 2019 dhe dy kallëzime ve të tjera. Sotir Kllapi u shpreh se pas sekuestrimit të një aparati telefonik në shtëpinë e Fatime Kryemadhit u përftuan fakte penale dhe më pas renditi akuzat për CEZ/DIA, interkonjoksionin, transfertat për blerjen e një shtëpie dhe lobimin. Meta deklaroi se SPAK po bën kërcime titanike për blerjen e vilës në qerret dhe sipas ish presidentit mos përmendja e emrave dhe kronikogjisë është spekulative. Teksa dëgjonte shpenzimet e ish bashkëshortes Meta i kërkoi SPAK të tregonte se çfarë shpenzimesh kishte bërë si konkretisht.
‘Unë kam statusin i divorcuar’ tha Ilir Meta dhe ‘nuk mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia është individuale. Edhe orën e kam para 20 vitesh tregoi ish presidenti’.
Në një seancë tjetër po gjatë ditës, Metës iu refuzua kërkesa për zbutje të masës nga arrest në burg në masa më të lehta.
Avokati i tij solli në kujtesë qëndrimin e Gjykatës së Lartë për mungesën e rrezikut dhe prezumimin, por qëndrimet u hodhën poshtë dhe gjykata la në fuqi arrestin në burg.
Top Channel