Vdekja misterioze e aktorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij, zbulohet shkaku pas më shumë se një viti: Ishin infektuar me…hantavirus
Një oficer 62-vjeçar i Gardës Civile Spanjolle humbi jetën të dielën pasdite në portin e Granadilla de Abona, në Tenerife, pasi pësoi një atak në zemër gjatë operacionit për zbritjen dhe riatdhesimin e pasagjerëve nga anija turistike Hondius, e cila ishte prekur nga një shpërthim i hantavirusit.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në platformën X nga sindikata e Gardës Civile, Jucil Nacional.
“Oficeri, ndërsa ndodhej në postin e komandës operative, pësoi një atak në zemër. Pavarësisht 40 minutave përpjekjesh për ringjallje, jeta e tij nuk mundi të shpëtohej”, thuhej në deklaratë.
“Një tjetër koleg humbet jetën në krye të detyrës. Një tjetër familje e shkatërruar”, shtoi sindikata.
Deklarata i referohej gjithashtu vdekjes së dy oficerëve të Guardia Civil më 8 maj, gjatë një përplasjeje mes dy anijeve patrulluese të xhandarmërisë, teksa ndiqnin një motoskaf të trafikantëve të drogës në brigjet e Huelva, në Andalusia.
Top Channel